Rreth lumit “Vardar” Komuna e Karposhit do të ndërtojë park me para të BE-së

Sipas projektit, përveç gjelbërimit në park do të ketë edhe përmbajtje tjera, si park i adrenalinës, fushë për futboll dhe volejboll me tribuna të montuara, park me përmbajtje për fëmijë, shesh dhe pajisje urbane;

Në hapësirën ndërmjet shkëmbit artificial në Karposh 4 deri te puset e lumit Lepenec, komuna e Karposhit do të bëjë park të ri, shkruan SDK, njofton Portalb.mk. Sipas projektit, përveç gjelbërimit në park do të ketë përmbajtje tjera si park i adrenalinës, fushë të futbollit dhe volejbolli me rërë me tribuna të montuara, park me përmbajtje për fëmijë, shesh dhe pajisje urbane.

Një pjesë e parave për ndërtimin e parkut, gjegjësisht 760.000 euro, janë siguruar nga Bashkimi Evropian si grant i pakthyeshëm, ndërsa komuna ka siguruar 135.000 euro nga buxheti për fazën e parë.

“Sektori për zhvillim në komunën Karposh vitin e kaluar e përgatiti këtë projekt dhe aplikoi për fonde nga Bashkimi Evropian. Presim që kontrata për realizimin e projektit të nënshkruhet pas festave të Krishtlindjes dhe në pranverë të fillojmë me punët ndërtimore . Ky park do të ndërtohet në sipërfaqe që është kryesisht pronë e shtetit”, thotë kryetari i Karposhit Stefan Bogoev.

Në këtë moment, kjo hapësirë ku do të gjendet parku i ri është plotësisht i lënë pas dore, i mbuluar me bar dhe është vend ku digjen zjarre në të hapur dhe ku krijohen deponi të egra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button