Ndryshimet ligjore i hapën mundësi që të dënohet më pak djali i deputetes Aviroviq

Pasi që tre ditë nga Qeveria hapur brifuan se ende nuk dihet nëse për ndryshimet kushtetuese kanë shumicë prej dy të tretave dhe se humbja e një pjesë të atyre 80 votave është rezultat i paraburgimeve për Orce Kamçevit dhe Sasho Mijallkov, sot pritet që të shfuqizohet paraburgimi, njofton Portalb.mk.

Rastësisht ose jo, në Kuvend nëpërmjet procedurës së shkurtuar të një pjese të neneve në Kodin Penal, hapet mundësia për uljen dënimeve me burg për deputeten e VMRO-DPMNE-së që votoi në fazën e parë “për” hapjen e ndryshimeve kushtetuese, Vlladanka Aviroviq dhe për Sead Koçanin, i cili është shok me deputetin e VMRO-DPMNE-së që gjithashtu votoi në fazën e parë “për” hapjen e ndryshimeve kushtetuese, Zekir Ramçilloviq.

Vasilije Aviroviq, i akuzuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale, pasi të miratohen ndryshimet ligjore në lidhje me Kodin Penal, do të mundet të fitojë burg me kusht.

Të akuzuarit në rastin “Trust”, pasi u gjykuan, kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Ndryshimet ligjore hapin mundësi që Gjykata e Apelit ta ulë dënimin për Aviroviqin, gjegjësisht të marrë burg me kusht.

Ndryshe, i akuzuari i parë i rastit Koçan, është dënuar me gjashtë vjet burg për vepër penale “Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet publiko-privat”, ndërsa i akuzuari Aviroviq, për veprën e njëjtë penale është dënuar me tre vjet burg.

I akuzuari i tretë Safet Vatiq u lirua nga akuza, gjegjësisht vepra për të cilën akuzohej nuk është vepër penale sipas ligjit.

Gjykatësja shtoi se firmat nga arkat e firmave “Sileks” dhe “Transmet”, të cilat janë përgjegjëse për veprën penale duhet të paguajnë 2 milionë denarë gjobë të cilat duhet t’i paguajnë në afat prej 30 ditësh.

Koçan mori ndalesë që për tre vjet të jetë menaxher i ndonjë organi menaxhes të ndonjë firme, ndërsa Aviroviq të nënshkruajë marrëveshje për furnizime publike në emër të dikujt tjetër.

Gjykata gjithashtu vendosi që t’u konfiskohet pasuria prej 17 milionë eurove që do të kthehen në buxhetin shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button