Qyteti i Shkupit dhe Komuna nuk do ta riparojnë rrjetin jofunksional atmosferik në Çair as në 2019-tën

Defekti i kanalizimit atmosferik në komunën e Çairit, gjegjësisht në rrugën Xhon Kenedi të kësaj komune ende nuk është rregulluar. Ky projekt i cili kushtoi 23 milion denarë tani më dy vite që nga përfundimi i tij është jofunksional.

Nga komuna e Çairit thonë se ky projekt ishte i qytetit të Shkupit dhe ata janë ata që duhet të mënjanojnë problemin.

“Rregullimi i rrjetit atmosferik në këtë rrugë bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit pasi që ata edhe ishin realizuesit e këtij projekti”, tha për Portalb.mk, Kushtrim Alla, zëdhënës.

Ndërkaq nga Qyteti i Shkupit kohë më parë thanë që rikonstruimi i këtij rrjeti nuk ishte paraparë në buxhetin e vitit 2018, kurse tani njoftojnë që gjithashtu në vitin 2019 nuk do të investohet në këtë projekt.

Rruga Xhon Kenedi në Çair

“Nuk është paraparë rinkonstruimi i rrjetit atmosferik në buxhetin e vitit 2019”, tha për Portalb.mk, Valon Saliu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Banorët vazhdojnë të ankohen për anashkalimin e projekteve të premtuara dhe realizimin e disa në mënyrën ‘shkel e shko’.

“Çfarë na duhet neve ai rrjet nëse nuk funksionon, nëse një shi sado i vogël por i rrëmbyeshëm të na hyjë në shtëpi, kjo është e tmerrshme. A e dinë institucionet përgjegjëse se gjumin nuk mund ta bëjmë rehat kur dëgjojmë parashikimin e  motit që do të ketë shi? Duhet të intervenohet dhe të rregullohet ky problem sa më shpejtë”, thonë banorët.

Portalb vizitoi këtë zonë dhe vërtetoi se në atë pjesë që mblidhet uji nuk është duke u punuar.

Rruga Xhon Kenedi në Çair

Nga Qyteti i Shkupit në vitin 2017 sqaruan për Portalb.mk se është konstatuar se ka defekt rrjeti atmosferik, por që do të sanohet dhe do të zgjidhet ky problem së shpejti, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

LEXO: Sërish vërshime në Çair (FOTO)

LEXO: Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

LEXO: Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’

Nga ana tjetër kryetari aktual Visar Ganiu në programin e tij parazgjedhor premtoi zgjidhjen e këtij problemi, duke thënë se gjatë mandatit të tij do të rregullohet rrjeti atmosferik.

“Ne kemi hartuar projektet për rrjetin atmosferik dhe në bashkëpunim me ministrinë e ekologjisë pritet që të realizohet”, tha Ganiu në intervistën për Portalb.mk.

LEXO: Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët

LEXO: Rrjeti atmosferik në Çair jofunksional! (FOTO)

Banorët shumë shpesh u ankuan lidhur me projektet jofunksionale të kësaj Komune. Kanalizimi atmosferik që u ndërtua në këtë komunë, punimet e së cilit u stërzgjatën kapi shumën prej 23 milion denarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button