Komunës së Tetovës ia kërkuan Planin Aksionar Ekologjik, ata e dhanë atë Ekonomik

“Duke u bazuar në ligjin për qasje të lirë deri tek informata me karakter publik kërkuam nga Komuna e Tetovës për të pasur qasje te Plani Lokal Aksionar Ekologjik i Komunës. Nga Komuna e Tetovës na erdh përgjigjja skandaloze me Planin Aksionar Ekonomik”, kështu deklarohen nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija”, të cilët së fundmi deklaruan se Komuna e Tetovës nuk u jep përgjigje konkrete për çështjet të cilat ata i kanë kërkuar, njofton Portalb.mk.

OJQ “Nëna dhe Fëmija” denoncoi Komunën e Tetovës, pasi që ata më 3 nëntor të vitit 2017 kanë bërë një kërkesë deri te Komuna  e Tetovës për të pasur qasje te plani lokal aksionar ekologjik i Komunës se Tetovës për veprimtari ekologjike ose plani aksionar i cili hartohet në bazë të nenit 13 të Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit. Komuna e Tetovës kërkesës së Shoqatës Nëna dhe fëmijë i është përgjigjur me 28 dhjetor të vitit 2017 edhe atë siç thanë nga kjo shoqatë me një përgjigje të marrë nga interneti për planin aksionar ekologjik të Komunës së Tetovës.

Sipas OJQ-së këto masat e marra nuk janë adekuate, për këtë ata kanë kërkuar informata shtesë, se deri ku kanë arritur masat e reja. Shoqata “Nëna dhe Fëmija” më 20 janar të vitit 2018 ka pasur edhe një takim me përfaqësuesit e zyrës së ambientit jetësor të cilët u kanë premtuar se komuna do të dalë me një LEAP të ri i cili do të jetë më i përshtatshëm për qytetin e Tetovës. Edhe pse kryetarja, Teuta Arifi ka premtuar se do të jetë transparentembi 11 muaj nga ky takim,  ata vazhdimisht kanë dërguar në maile në Komunën e Tetovës, megjithatë nuk kanë marrë përgjigje. Pas kësaj,  më 14 dhjetor, Komuna është përgjigjur, por siç thanë edhe nga lëvizja, në vend që t’ua dorëzojnë planin ekologjik, ua kanë dorëzuar planin ekonomik.

Rikujtojmë se rast të ngjashëm me Komunën e Tetovës ka pasur edhe redaksia e Portalb.mk, e cila ka kërkuar të dhëna për Inspektoratin e Komunës, por Komuna ka kthyer përgjigje sipërfaqësore duke mos iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Për këtë arsye Portalb.mk, ka dorëzuar ankesë deri në shkallën e dytë të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, por për shkak të mosfunksionimit të këtij trupi, ankesa ka ngelur pezull.

E rikujtojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi se në intervistën më të fundit të Portalb.mk dhe Vertetmates.mkajo premtoi se do të jetë transparente dhe ekipi me marrëdhënien me publikun do ta bëjë të njëjtën. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj. Kjo komunë nuk është në listën e komunave më transparente në Maqedoni.

Dhënia e informatave jo të plota dhe jo të nevojshme rikujtojmë kryetaren se e shkelë pretimin për transparencë, por edhe ligjin për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button