Transparenca institucionale ka shënuar rritje, por pritet të bie këtë vit: Ja pse (FOTO)

Transparenca e institucioneve në Maqedoni edhe pse krahasuar me vitin 2017 ka shënuar rritje, ajo pritet të bie, sepse 21 dokumentet e obliguara nga Qeveria e Maqedonisë, nuk janë përditësuar dhe ende janë siç kanë qenë në fillim. Kështu vlerësoi sot, pjesëtari i Qendrës për Komunikime Qytetare, German Fillkov në panelin e pestë të diskutimit në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

“Transparenca nuk pritet të rritet nëse institucionet nuk janë të obliguara që t’i publikojnë dokumentet për llogaridhënies. Nëse në vitin 2017 trasparenca ka qenë 48 për qind, në vitin 2018 ajo ka qenë 63.5 për qind nga ministritë. Rritja e transparencës erdhi për shkak se Qeveria e Maqedonisë obligoi publikimin e 21 dokumenteve, të cilat ashtu siç u vendosën në fillim, ashtu vazhdojnë të qëndrojnë. Informacionet nuk janë përditësuar, prandaj transparenca e ministrive do të jetë më e ulët gjatë këtij viti”, tha Fillkov.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjevgjelisë, komunë kjo që sipas raportit të porjektit Action See doli si më transparentja, Sasho Pockov, transparenca në komuna vazhdon të jetë në duart e vullnetit të mirë.

“Në institucionet publike, meqë nuk ka kodeks dhe udhëzues, se a do të jetë komuna transparente apo jo, varet nga vendimi dhe mënyra e menaxhimit të njeriut të parë”, tha Pockov.

Blerina Ramaj /foto: Vanço Xhambaski

Për bashkëpunëtoren nga Kosova e Action See, Blerina Ramaj gjendja në Kosovë ndryshe prej në Maqedoni ëshë se ato komunikojnë drejtpërdrejtë me ministritë, ndërkohë që me Qeverinë komunikimin e kanë më të vështirë.

“Ne me Qeverinë sikur kemi shkëputur kontaktin. Ne vazhdojmë të komunikojmë drejtpërdrejtë me ministritë. Atyre u tregojmë se si ne punojmë dhe si ata duhet të punojnë, duke ndërtuar zgjidhje digjitale për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 10 prej tyre janë serbe dhe ndaj tyre ne nuk kemi qasje, ashtu siç kanë qasje edhe qytetarët serb. Me Prishtinën është më ndryshe, ato janë më të digjitalizuar, edhe i kanë më të hapura informacionet për furnizimet publike, prandaj edhe indikatorin e transparencës e kanë në të lartë”, tha Ramaj.

LEXO: Maqedoni, qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet
LEXO: Maqedoni, 520 ankesa për kërkesat e informacioneve me karakter publik gjatë 2018-s
LEXO: Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në media janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button