Ndihma e Shpejtë, Ministria e Shëndetësisë nuk tregon se kush do ta kryejë analizën e fizibilitetit

Ministria e Shëndetësisë ka dy javë që refuzon të tregojë emrat e ndërmarrjeve që do ta kryejnë analizën e fizibilitetit për zgjedhjen e modelit të funksionimit të Ndihmës së Shpejtë, edhe pse e njëjta u premtua nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen e Portalb.mk, se: “Cilat ndërmarrje do ta kryejnë analizën e fizibilitetit për Ndihmën e Shpejtë”, ministri Filipçe njoftoi se “janë tre ndërmarrje, por që për emrat do të njoftojnë nga Kabineti i tij”.

Nga Kabineti ka dy javë që nuk japin përgjigje, me arsyetimin se nuk i dinë emrat, edhe pse janë në dijeni për premtimin e ministrit.

“E dimë se ministri u premtoi se do t’ua japë emrat e ndërmarrjeve, por nuk i dimë”, thanë nga Kabineti i ministrit.

Megjithatë redaksia jonë do të insistojë të merr përgjigje.

Pas hapjes së thirrjes për analizën e fizibilitetit reagime të shumta pati në opinion, të cilët vlerësuan se një veprim i tillë do ta shkatërrojë mbrojtjes shëndetësore në Maqedoni. Derisa bëhen përpjekje për ta privatizuar Ndihmën e Shpejtë, Ministria ka marrë 12 autoambulanca.

Problemi me Ndihmën e Shpejtë është i shqetësuese, për shkak se nuk udhëhiqet nga një institucion i cili ka përgjegjësi absolute ndaj saj.
Ajo funksionon në kuadër të Shtëpive të Shëndetit, ndërsa këto të fundit nuk janë transparente të flasin dhe të hapin të dhënat për mjetet, mënyrën e përdorimit të tyre dhe për vetë shërbimet mjekësore.

Ndihma Mjekësore në Maqedoni funksionon me vetura të vjetra dhe të amortizuara, ndërkohë që numri i tyre nuk korrespondon me numrin e banorëve në qytetet e caktuara. Ka pasur raste që në to të kemi edhe humbje të jetëve të njerëzve. Për të shmangur këto situata, Ministria e Shëndetësisë premtoi ndërrim të autoambulancave në bazë të kilometrazhës, gjë me të cilën nuk pajtohen automekanikët, sepse ato kërkojnë ndërrim të veturave në bazë të kilometrazhës në qytetet jashtë Shkupit, e kurse në Shkup ajo të bëhet në bazë të përdorshmërisë.

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button