Komuna e Tetovës mban të fshehta të dhënat për Inspektoratin komunal

Komuna e Tetovës refuzon t’i bëje publike të dhënat në lidhje me punën, strukturën dhe detajet e të punësuarëve të Inspektoratit komunal, njofton Portalb.mk. Kjo komunë në krye me Teuta Arifin nuk mban premtimin për të qenë transparente, të dhënat e tilla duhet të jenë publike sepse të punësuarit paguhen nga paratë e popullit.

Redaksia jonë para më shumë se një muaji, në bazë të ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, ka dorëzuar kërkesë për punën dhe të punësuarit e Inspektoratit të Komunës, megjithatë ajo që morëm si përgjigje lë shumë për të dëshiruar.

Redaksia jonë ka kërkuar nga Komuna e Tetovës që të na dorëzojë informata për:

  • Sa të punësuar ka në Sektorin për Inspektim të Inspektoratit Komunal të Komunës së Tetovës?
  • Sa të punësuar ka me pozitë “inspektor” (me emër, mbiemër dhe kontakt telefoni)?
  • Të punësuarit tjerë, përveç inspektorëve, çfarë detyra kryejnë (pozitën e punës, numrin e të punësuarve)?
  • Sa auto-vetura ka në dispozicion ky Sektor?
  • Sa është lartësia e rrogave të të punësuarve dhe a u paguhet kompensim për angazhimin jashtë orarit të punës?
  • Çfarë orari kanë inspektorët (në orë)?
  • A ka ndonjë të punësuar që vazhdimisht punon jashtë orarit të rregullt, gjegjësisht a ka dikush që vazhdimisht është kujdestar në orët e mbrëmjes?

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës na është përgjigjur:

  • Në bazë të kontrollit tabelar të vendeve të punës në administratën komuanle janë të puënsuar 42 persona prej të cilëve 24 janë inspektorë komunal; 19 janë referentë ose ndihmës profesional zyrtar administrativ”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Kjo përgjigje nuk është e plotë, pasi që shumica e të dhënave që u kemi kërkuar nuk na janë dhënë, ndërkaq për këtë Portalb.mk, ka dorëzuar ankesë në shkallën e dytë, gjegjësisht në Komiisonin për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik.

Redaksia jonë, në asnjë mënyrë nuk do të ndalet së kërkuari përgjigje dhe transparencë nga Komuna e Tetovës për qytetarët tonë, ne do ta bëjmë punën tonë.

Rikujtojmë se në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të jetë transparente dhe ekipi me marrëdhënien me publikun do ta bëjë të njëjtën.
Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj. Kjo komunë nuk është në listën e komunave më transparente në Maqedoni.

Inspektorati i padobishëm

Djegie të mbeturinave në Tetovë ka vazhdimisht, por rrallë ose asnjëherë nuk kapen autorët.
Kjo ndodh për arsye të mosveprimit në kohë të autoriteteve të rendit dhe të Inspektoratit Komunal. Rasti i fundit ishte më 11 tetor të këtij viti ku disa persona ua kanë vënë flakën mbeturinave në deponinë jo-formale te Lagjja e Romëve, gjegjësisht te shtrati i Lumit Shkumbin. Portalb.mk, e paraqiti rastin deri te autoritetet komunale, por autorët nuk u kapën. Më 20 shtator të këtij viti, gjatë orëve të mëngjesit banorët në disa lagje të Tetovës raportuan se po ndiejnë erë të keqe, e cila sipas të gjitha gjasave vinte nga djegia e mbeturinave, megjithatë inspektorët janë vonuar dhe nuk kanë arritur që në kohë t’i kapin ndotësit.

Rast që duhet përmendur është edhe ai i djegies masive të deponisë në hyrje të Tetovës, që edhe pas 1 viti, autoritetet e rendit dhe ndjekjes ende nuk kanë arritur që t’i gjejnë autorët dhe t’i vendosin përpara drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button