Sot caktohet takim urgjent i trupit koordinues për pajtim

Pas paralajmërimit të tetë deputetëve të pavarur që do të votojnë të përmbajtur për amendamentet, në orën 14 është caktuar takim urgjent i trupit koordinues për falje dhe pajtim. Mbrëmë u organizua edhe takimi i dytë i këtij trupi koordinues, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev. Janë formuar tre nëngrupe të cilat deri të martën duhet të dalin me propozimet dhe zgjidhjet e tyre.

Është arritur pajtim për procesin e faljes dhe pajtimit. Ekspertët juridik do të duhet të vërtetojnë drejtimet në të cilat do të përgatitet ligji. Amnisti për të përfshirit  direkt në ngjarjet e 27 prillit nuk do të ketë. Duhet të bëhet e ditur se çka është dhunë dhe çka nuk është,  ishte përfundimi që u arrit në takimin e mbrëmshëm.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me Trupin Koordinativ për Pajtim dhe Integrim në Kuvend deklaroi se është arritur pajtueshmëri për procesin e pajtimit dhe për përgatitjen e çështjes ligjore. Kemi treguar vullnet politik dhe jemi përgatitur për një hap të tillë, tha Zaev, duke theksuar se duhet të bëhet dallim mes atyre që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button