“Katimerini”: Kanali diplomatik i komunikimit midis Shkupit dhe Athinës për ndryshimet kushtetuese

Ka një kanal të hapur diplomatik të komunikimit midis Athinës dhe Shkupit, për të shmangur variacionet e mundshme nga fryma e Marrëveshjes së Prespës në shqyrtimin e kushtetutës që është duke u zhvilluar në IRJM, shkruan gazeta greke “Katimerini”, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas gazetës, kjo është nxitur nga diskutimi për disa pika të caktuara në propozim amendamentet, e në veçanti edhe për nenin 49.

“Athina ka vërejtje në konstatimin se mbizotëronte në amendamentin e propozuar nga qeveria e Zoran Zaev, duke kërkuar harmonizim të nenit 108 të Kushtetutës së Greqisë lidhur me grekët jashtë vendit, shkruan EMRI”Katimerini” dhe shton se “Zaev ka lënë dy mundësi të hapura, shtimin e një amendamenti të ri ose bashkëngjitje, pas përfundimit të procesit të deklaratës së përbashkët, e cila do të qartësonte marrëdhënien e qytetarëve të IRJM-së që jetojnë jashtë vendit të tyre”.

Gazeta, duke iu referuar burimeve të mirë-informuara, shkruan se në këtë moment, derisa procesi i shqyrtimit të kushtetutës është në zhvillim e sipër, nuk mund të ketë deklarata shpjeguese.

“Këtë diskutim, disa në Athinë e shohin si përpjekje të IRJM-së për të lënë të hapura për interpretim pika të ndryshme të Marrëveshjes së Prespës, duke i përfshirë ato që kanë të bëjnë me çështje më pak të dukshme, si ato që lidhen me arsimin ose të emrat tregtare, të cilat në të vërtetë do të trajtohen në fazën e dytë, shumë më vonë pas ratifikimit të marrëveshjes”, thekson “Katimerini”.

Sipas gazetës, nuk ka presione publike nga Greqia dhe për këtë arsye është zgjedhur taktika nëpër kanale diplomatike.

Ndryshe, me datë 11 nëntor 2018, me nëntë vota “për”, pesë “kundër”, dhe asnjë “përmbajtur” në Komisionin për Çështje Kushtetuese ka kaluar edhe amendamenti i katërt dhe i fundit, transmeton Portalb.mk. Me këtë ka përfunduar edhe diskutimi për draft amendamentet kushtetuese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button