Rasti “Traektorja”, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Lila Stefanova ka kërkuar paraburgim për të akuzuarit në rastin “Traektorja”, ndër të cilët është edhe Nikolla Gruevski i cili gjendet në Hungari, transmeton Portalb.mk. Ish kryeministri Gruevski do të gjykohet në mungesë.

Në seancën e sotme, ish ministri Mile Janakieski, i paraburgosur, është sjellë në gjykatë nga Burgu i Shuto Orizares.

Prokurorja Stefanova ka kërkuar që Gruevski të gjykohet në mungesë, kurse avokati mbrojtës i Gruevskit, Elenko Milanov ka kërkuar që të gjykohet në procedurë të veçuar.

Pas kësaj, Stefanova ka reaguar duke thënë: “Se nëse Gruevski do të donte të gjykohej, nuk do të ikte nga Maqedonia”.

Në rastin “Traektorja” të akuzuar, përveç Janakieskit dhe Gruevskit, janë edhe ish zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të lartpërmendurit, në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe në vitin 2013 kanë ndërmarrë aktivitete për zgjedhjen e një ndërmarrje për ndërtim të autostradës Milladinovcë – Shtip – Kërçovë – Ohër, dhe i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar aturizimet e tyre. Sipas aktakuzës, thuhet se ata e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 155 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button