Maqedoni, në minierën Alshar janë zbuluar lloje të reja të baktereve dhe formave të jetës

Profesor i gjeologjisë Bllazho Boev, paralajmëron “rezultatet avancuara të cilat tregojnë se në minierën Alshar mund të paraqiten forma të jetës”, të cilat janë të rëndësishme në ndërlidhjen e paraqitjes së jetës në Tokë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Së bashku me kolegun e tij Vlladimir Bermanec nga Akademia Kroate e Shkencave dhe Arteve, Profesor Boev një kohë të gjatë është duke punuar në hulumtime në thellësi të Alsharit, që demonstrojnë, siç thotë ai, të njëjtat kushte ekstreme si ato që ekzistojnë në fund të oqeaneve. Hulumtimet kanë të bëjnë me atë se sa ka jetë në kushte të tilla ekstreme.

“Në Alshar kemi zbuluar lloje të reja të baktereve që jetojnë vetëm në bazë të arsenit dhe këto janë format më të reja të jetës të zbuluara në Alshar. Këto janë gjetjet më të fundit rreth Alsharit si një raritet në aspekt të gjeologjisë, mineralogjisë dhe shpresoj në gjeneratat që vijnë edhe në përcaktimin e jetës. Në mineralet e arsenit dhe taliumit, të cilat janë me bollëk, dhe pikërisht në to, atje ku më së paku kemi pritur që brenda mineraleve sekondare të gjejmë diçka të gjallë, megjithatë, aty vlon nga jeta” – tha profesor Boev ligjëratën e tij në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

Sipas tij, në tridhjetë vitet e hulumtimit në këtë lokalitet, i vështirë për punë dhe hulumtim, përveç se janë u gjetur minerale të rëndësishme si loranditi, e cili gjendet me koncentrimin më të madh, më i madhi krahasuar me vendet tjera në botë, ka edhe një element shumë më të më rëndësishëm – koncentrimi i madh  formave të jetës në kushte të tilla ekstreme.

Pas ligjëratës aderuese, u promovua edhe monografia “Alshar – trashëgimia natyrore botërore”. Autorë të monografisë, përkrah prof. d-r. Bllazho Boev janë edhe profesorët Gligor Jovanovski, Trajce Stafillov, Peter Makreski, Vllado Matevski dhe Ivan Boev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button