fbpx

Maqedoni, sot do të fillojë java kundër lajmeve të rrejshme

Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) prej sot, 12 deri 18 nëntor do të organizojë një sërë trajnimesh, debate, onlajn teste dhe video dhe për herë të parë do të shënojë Javën kundër lajmeve të rreme, njofton Portalb.mk.

Aktivitetet kanë për qëllim të stimulojnë mendim kritik dhe ngritje të vetëdijes për dëmin që e shkaktojnë lajmet e rreme, manipulimet dhe dezinformatat në gjithë shoqërinë.

“Mediat e reja ofrojnë hapësirë për liri të pakufizuar të të shprehurit, që për fat të keq shpesh abuzohet nga individ, të cilët nuk mendojnë ose aspak nuk shqetësohen për standardet etike të informimit dhe prononcimit të përgjegjshëm të qëndrimeve. Jemi dëshmitar të tendencës së zmadhuar të lajmeve të rrejshme dhe manipulimeve, të cilat ndonjëherë as ekspertët nuk mund t’i identifikojnë”, tha Zhaneta Trajkoska, drejtoreshë e Institutit për studime të komunikimeve.

Nëpërmjet javës kundër lajmeve të rreme, dëshirojnë që qytetarëve t’u ofrojnë vegla për t’i identifikuar manipulimet e këtilla prej mediave dhe të reagojnë.

Sot (12 nëntor), të martën (13 nëntor) dhe të enjten (15 nëntor) ISK-ja do të organizojë tre trajnime për gjimnazist, për studentë dhe për pensionist dhe pjesëmarrësve do t’u ofrojë vegla për t’i identifikuar më lehtë lajmet e rrejshme.

“Më 14 nëntor (e mërkurë) mbahet onlajn seminari” Me teknika gazetarie deri në pasqyrë më të qartë: gazetaria hulumtuese kundër lajmeve të rrejshme” me gazetaren Kristina Ozimes, ndërkaq në terminin e mbrëmjes në kafenenë “Koncept 37” debatojmë me mysafirët tanë Sasho Ordanoski, Millka Smileska dhe Sead Xhigal, si të ballafaqohemi me dezinformatat dhe lajmet e rreme në mediat.  Të dielën e përmbyllim me uebinarin “Pse është e rëndësishme edukata mediatike?” më 16 nëntor (e premte)”, informojnë nga ISK.

Në kuadër të javës kundër lajmeve të rreme do të promovohen katër video edukative të cilat ISK i ka përgatitur si pjesë e kësaj fushate, si dhe disa kuize me të cilat të gjithë të interesuarit do të mund t’i kontrollojnë njohuritë e tyre mediatike, kurse do të ketë mundësi edhe për pyetje prej qytetarëve në të cilat do të përgjigjen ekspertë të institucioneve dhe organizatave mediatike të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button