Gruevski as e ka pranuar vendimin, as është paraqitur në burgun e Shutkës

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deri më tani ende nuk është paraqitur në burgun e Shutkës, ku duhet të fillojë mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve për lëndën “Tanku”, pasi që dje pasdite Këshilli Penal e refuzoi edhe ankesën e tij të fundit, me çka janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë juridike për mbajtjen e dënimit me burg, njofton Portalb.mk.

Mbrëmë përpara burgut e kanë pritur paraqitjen e Gruevskit. Korrierët e Gjykatës tre herë e kanë kërkuar në shtëpi që personalisht t’ia japin vendimin, por nuk kanë arritur ta gjejnë.

Pasi që Gruevski ta marrë vendimin, duhet që menjëherë të paraqitet në burg për mbajtjen e burgut për furnizimin e Mercedesit. Vendimi, Gruevskit mund t’i jepet të hënën kur ish kryeministri duhet të paraqitet në seancën gjyqësore “Titanik”.

“Nëse Gjykata konstaton se Gruevski i ikë marrjes së vendimt, atëherë do të merret me polici ose do të shpallet fletë-arrest.

Gruevski dje duhej që të paraqitet për mbajtjen e dënimit me burg. Por ai dhe avokatët e tij kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve i cili vepron në këtë lëndë.

Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1 i ka refuzuar dje ankesat e Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe e ka konfirmuar vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve me të cilin ish kryeministri duhet të paraqitet në burg për mbajtjen e burgut prej dy vjetëve në lëndën “Tanku”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje nuk ia ka marrë mandatin Gruevski, pasi që nuk ka shumicë prej dy të tretave.

LEXO: U refuzua ankesa e ish kryeministrit Gruevski, ai duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button