Për të ardhura prej 100.000 denarë do të paguhet tatim prej 10.800 denarëve

Vazhdojnë reagimet nga biznes-sektori, por edhe prej qytetarëve të cilët kanë të hyra më të larta mujore pas lajmërimit të Qeverisë se prej datës 1 janar 2019, hyn në fuqi ligji i ri për tatim mbi të ardhurat personale me të cilin anulohet tatimi i sheshtë dhe instalohet tatimimi progresiv. Ndryshimet tatimore kanë shkaktuar edhe më tepër dilema rreth shumës dhe mënyrës së pagimit të tatimeve për të ardhura personale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas rregullores së re, nëse baza tatimore për pagë të caktuar sipas ndonjë prej bazave që tatimohet me shkallë progresive tejkalon limitin prej 90.000 denarë, për pjesën mbi 90.000 do të paguhet tatim sipas shkallës më të lartë prej 18 përqind prej momentit të pagesës. Për shembull, nëse paguhet kompensim në bazë të kontratës për vepër prej 100.000 denarë, paguesi do të duhet të paguan tatim të përgjithshëm prej 10.800 denarë (10 përqind përkatësisht 9.000 denarë për pjesën që është deri 90.000 denarë dhe 18 përqind përkatësisht 1.800 denarë për pjesë që kalon limitin prej 90.000 denarë).

Në fund të vitit, me fletëparaqitjen vjetore për tatim do të bëhet barazim i të ardhurave të përgjithshme që ka realizuar një person dhe tatimin e përgjithshëm të paguar dhe nëse ekziston dallim ndërmjet tatimit të paguar dhe tatimit që duhet të paguhet për të ardhurat e realizuara, personit do t’i kthehet tatimi shtesë i paguar ose personi do të duhet të paguaj pjesën plotësuese.

Për shembull, nëse personi nga shembulli i sipërm, ato 100.000 denarë i ka të ardhurat e vetme në vit, atij do t’i kthehen 800 denarë, për arsye se 100.000 denarë në nivel vjetor është nën kufirin vjetor prej 1.080.000 denarë për shkallën më të lartë prej 18 përqind.

“Me qëllim që qytetarët të mund me kohë dhe saktë të përcjellin sa kanë realizuar të ardhura gjatë vitit, sa tatim kanë paguar, sa tatim duhet të kompensojnë ose t’u kthehet, kurse me atë edhe në mënyrë adekuate të mund të planifikojnë, do të përpunohet onlajn servis nëpërmjet të cilit qytetarët në çdo kohë do të mund t’i marrin të gjitha këto informata dhe nëpërmjet të cilit do të mund para kohe të paguajnë borxhin shtesë tatimor”, informuar prej Ministrisë së Financave.

Lajmërimi i Qeverisë i kapi të papërgatitur punëdhënësit dhe punëtorët duke pasur parasysh atë se ndryshimi lajmërohet vetëm dy muaj para se të hyn në fuqi dhe në fund të vitit kur kompanitë tani më i kanë përgatitur planet financiare për vitin 2019. Pothuaj të gjitha odat ekonomike kanë reaguar, ndërsa disa prej tyre kërkuan prolongim të aplikimit të tatimit progresiv për pesë vite. Reaguan edhe të punësuarit në kompanitë e industrisë softuerike me arsyetim se ata nuk janë shtresa më e pasur e qytetarëve për të cilët pushteti pohon se është dedikuar reforma e re tatimore.

Në anën tjetër, prej Ministrisë së financave pohojnë se rritje të drejtpërdrejtë të tatimeve do të ketë vetëm për 38.000 persona, kurse tek 453.000 persona do të ketë ulje e shkallës efektive tatimore.

“Për pjesën dërmuese të popullatës, shkalla e re efektive tatimore është më e ulët nga ajo momentale, derisa rritje më të madhe do të ketë vetëm tek ato 1 përqind me të ardhurat më të larta. Për 1 përqind të popullatës me të ardhura më të larta, rritje e shkallës efektive tatimore është 4 pikë procentuale, derisa për grupin nën atë, rritja është 0,6 pikë procentuale”, deklaroi Ministria e financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button