Shteti u ka siguruar shtëpi 96 romëve që janë gjetur nën Kala (Video)

“Romët që janë gjetur nën Kala tani kanë shtëpi, dokumente dhe pothuajse të gjithë marrin ndihmë sociale. Kujdesemi për familje dhe çdo fëmijë. Për integrimin e tyre janë angazhuar organizata të romëve, të cilat punojnë me to 12 orë, në dy ndërrime. U ndihmojnë të gjejnë punë, të marrin qasje për shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera dhe shërbime të tjera nga shteti”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë u ka siguruar shtëpi gjithsej 96 personave, nga të cilët 66 janë fëmijë.

“Ne jemi shtet social dhe kujdesemi për qytetarët që të kenë jetë të denjë dhe kushte të barabarta. Me kryeministrin Zoran Zaev kemi qenë për vizitë në vendbanimet e përkohshme në Vizbeg. Personat këtu kanë mundësi të fillojnë me punë, ndërsa fëmijët e tyre e kanë filluar procesin arsimor. Çdonjëri prej tyre ka dokumente dhe pjesa më e madhe tani më janë pjesë e ndihmës sociale. Ne përsëri do të vazhdojmë ta gjejmë edhe pjesën tjetër, që t’iu sigurojmë strehim”, tha Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button