fbpx

Teksti i nënshkruar – sinjal për profesionalizëm më të madh

Burimi: KriThink

Duke e vendosur emrin dhe mbiemrin e tij/saj ose vetëm inicialet, në rast të produkteve më të vogla gazetareske, gazetari merr përgjegjësinë me integritetin e tij profesional para lexuesit, dëgjuesit ose shikuesit, se do ta informojë dhe edukojë sipas standardeve gazetareske, gjegjësisht jep një lloj garancie se i respekton normat etike të gazetarisë, të sublimuara në Kodin etik të gazetarëve të Maqedonisë.

Shkruan: Sаsho Spasoski

Ngjashëm sikurse prezantimi gjatë njoftimit me dikë, prezantimi i gazetarit që ka krijuar një përmbajtje të caktuar mediatike, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për artikull, radio-kronikë ose kornikë televizive, paraqet një obligim profesional, por edhe legjitimim të autorit dhe duke e vënë si garanci integritetin e tij profesional në përpjekje për ta bindur lexuesin se para tij qëndron një vepër profesionale, e përgatitur sipas standardeve gazetareske.

Sipas teorisë gazetareske, nënshkrimi në fakt paraqet shënimin e emrit dhe mbiemrit të autorit të fillim ose në fund të artikullit, ose në fillim ose në fund të kronikës televizive ose të radios. Në rastin e gazetave dhe të mediave onlajn kur bëhet fjalë për zhanret si komenti apo analiza, shpeshherë nënshkrimi është i shoqëruar shpesh me një portret të autorit apo autorëve. Në raste të caktuara, kur bëhet fjalë për qëndrim të redaksisë, nënshkrimi është me emrin e medies.

Në qoftë se bëhet fjalë për lajm të transmetuar nga ndonjë agjenci lajmesh, detyrimisht duhet të theksohet emri i agjencisë, gjegjësisht “të nënshkruhet ajo”. Kështu për shembull, kur merret ndonjë artikull nga ndonjë medie tjetër, detyrimisht duhet të shënohet emri i dhe mbiemri ose inicialet e autorit, së bashku me emrin e medies përmbajtja e të cilës transmetohet.

Në kohën e “boom”-it të mediave onlajne në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në disa nga gjuhët e tjera që përdoren në territorin e Maqedonisë, e cila karakterizohet me dezinformata dhe “kopjime” të shumta, nënshkrimi i punimeve gazetareske të publikuara në internet është një gjë e rrallë. Gjithsesi, ka përjashtime të caktuara që duhet të përmenden si, shënohet si “Portalb.mk” “SDK”, “Plusinfo”, “MKD” dhe disa të tjera pjesa më e madhe e artikujve të ndryshme kanë nënshkrim. Kjo, në këto faqe të lajmeve, është e shoqëruar me impresum të publikuar, i cili, siç kemi shkruar, jep informacion në lidhje me botuesin, adresën e medies, ekipin redaktues dhe gazetaresk, si dhe redaktorin e fotografisë dhe lektorin.

Duke e vënë emrin dhe mbiemri e tij ose vetëm inicialet, në rastin e vëllimit të produkteve të vogla gazetareske, gazetari para lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit merr përgjegjësinë me integritetin e tij profesional që do të informojë dhe të edukuar sipas standardeve gazetareske, që i jep një garanci se ajo respekton normat etike të gazetarisë, të sublimuara në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, nënshkrimi i emëruar në mënyrë të qartë dhe kjo ishte një vepër e autorit, jo “të përshkruara” përmbajtje, pra përmbajtja e vjedhur nga mediat e tjera.

Duke e vendosur emrin dhe mbiemrin e tij/saj ose vetëm inicialet, në rast të produkteve më të vogla gazetareske, gazetari merr përgjegjësinë me integritetin e tij profesional para lexuesit, dëgjuesit ose shikuesit, se do ta informojë dhe edukojë sipas standardeve gazetareske, gjegjësisht jep një lloj garancie se i respekton normat etike të gazetarisë, të sublimuara në Kodin etik të gazetarëve të Maqedonisë. Njëkohësisht, nënshkrimi padyshim tregon edhe se bëhet fjalë për vepër autoriale, e jo për përmbajtje “të kopjuar”, gjegjësisht përmbajte të vjedhur nga ndonjë medie tjetër.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button