ASHAM për ndotjen: Të ndalohet importi i automjeteve më të vjetra se tetë vite

Të ndalohet importi i mjeteve më të vjetra se tetë vite në vend, të zbatohen kontrolle të vazhdueshme të automjeteve dhe përfshirje e dënimeve për ata të cilët i kanë nxjerr katalizatorët prej automjeteve. Vazhdimisht të rritet edhe akciza për dizel naftën që çmimi i tij të barazohet me çmimin e akcizës së dizelit.

Këto janë pjesë e rekomandimeve për reduktimin e ndotjes së mjedisit jetësor, para se gjithash ajrit, që u prezantuan në studimin ri të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), “Transport në realitetin e Shkupit dhe sfida – Shtegu drejt  transportit ekologjik”, që u prezantua në konferencën e javës së shkuar “Ndotja në qytetet në Republikën e Maqedonisë: Cilat janë zgjidhjet?”, që u mbajt në ASHAM,  shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Qendra hulumtuese për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm (ICEOR) në ASHAM, i formuar nga akademiku Gligor Kanevçe, Prof. Dr. Natasha Markovska, Dr. Aleksandar Dedinec, Mr. Verica Taseska-Gjorgjievska dhe Doc. Dr. Aleksandra Dedinec, rekomandon që pushteti qendror të stimulojë blerje të automjeteve të reja nëpërmjet metodologjive të reja për përllogaritje të taksave ekologjike edhe gjatë importit edhe gjatë regjistrimit, si dhe për t’u rritur taksa ekologjike.

Rekomandimi i shkencëtarëve të rritet akciza për dizelin,  qe çmimi deri në vitin 2025 të barazohet me atë të benzinit, përfshin edhe paralajmërimin rritja të shoqërohet nga plani aksional per t’u parandaluar dukuria e inflacionit.

Rekomandohet edhe masë për rritje të hyrjes së mjeteve elektrike, të cilat aspak nuk ndotin, por edhe për mjetet motorike hibride. Ekipi shkencor i ASHAM i rekomandon Qeverisë të ndan subvencion prej 5.000 euro për mjete motorike elektrike me akumulator, kurse nga 2.000 euro subvencion për mjete motorike hibride.

“Nëse subvencionohen të gjitha mjetet motorike në skenarin “Lëvizje në drejtimin e duhur” (5.200 mjete motorike elektrike, 3.500 “Plug-in“ mjete motorike hibride elektrike dhe 27.000 mjete motorike hibride elektrike duhet të ndahen rreth 10 milion euro për subvencione të drejtpërdrejta në nivel vjetor në periudhën prej vitit 2025“, thuhet në rekomandimet e ASHAM-it për Qeverinë.

Në aspekt të Autoriteteve në Shkup, për t’u reduktuar ndotja e lartë e ajrit, shkencëtarët maqedonas rekomandojnë të ndërmerren masa, automjetet aktuale taksi të zëvendësohen me automjete rreptësisht elektrike (60 përqind e numrit të përgjithshëm të taksi mjeteve motorike) ose me hibride që mund të mbushen edhe në rrjetin elektrik (40 përqind).

“Mjetet elektrike janë ekonomike kur kalohen mbi 40.000 km që done të thotë se për këtë kategori të mjeteve motorike nevojiten subvencione shumë të vogla për t’u mundësuar realizimi i masës së propozuar. Këto subvencione do të ishin para se gjithash nga qyteti i Shkupit. Krahas kësaj, qyteti i Shkupit në mënyrë plotësuese mund t’i mbështet taksi transportuesit t’i zëvendësojnë mjetet e tyre motorike me atë që në qendrën e qytetit do të mund të qarkullojnë vetëm taksi mjete motorike “Ekologjike”, do të investojë në karrikues të shpejtë dhe do të ketë parking falas në vendet ku do të ketë vende për mbushjen e taksi mjeteve motorike”, rekomandon studimi i ASHAM-it i përpunuar nën udhëheqjen e Pavlina Zdraveva.

Masa të ardhshme që duhet t’i ndërmerr Qyteti i Shkupit janë vazhdim i dhënies së subvencioneve për blerje të bicikletave  si dhe bashkëngjitje në trendin evropian për përdorim të zvogëluar të mjeteve motorike dizel në zonat urbane thonë autorët e studimit të ASHAM, që është përpunuar me përkrahje financiare dhe teknike nga Qyteti i Shkupit dhe Fondi Global për mjedis jetësor dhe Programi për zhvillim i KB (UNDP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button