Maqedoni, Qeveria i ka pranuar tetë amendamente nga debati i komisionit për buxhetin

Me propozimin e Ministrisë së Financave, në seancën e 100, Qeveria e Maqedonisë i ka shqyrtuar dhe miratuar amendamentet e rebalancit të buxhetit për vitin 2018 të propozuar nga Komisioni i Kuvendit për diskutim, transmeton Portalb.mk.

“Tetë amendamentet në seancën e Qeverisë janë pranuar si plotësim i propozimit për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 218 dhe teksti integral i propozimit të rebalancit të Buxhetit do të jetë për miratimin e seancës plenare në Kuvend”, informuan nga Qeveria.

Deputetët e opozitës kanë dorëzuar 180 amendamente dhe e kritikojnë pushtetin për rritjen e ulët ekonomike dhe mosrealizimin e investimeve kapitale.

Me rebalancin e propozuar të buxhetit nga ana e Qeverisë, ndarje më të madhe të jetëve ka për komunat për të cilat janë siguruar mbështetje financiare në lartësi prej 3.020 miliardë denarë, me qëllim të uljes së obligimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button