fbpx

Tatimi progresiv mund të shkaktojë ikjen e trurit dhe të kompanive

Qeveria nuk i dëgjoi apelet e kompanive të cilat punojnë në fushën e teknologjive informative-komunikuese dhe novacioneve dhe paralajmëroi se nga 1 janari i vitit 2019 do të ketë tatim progresiv prej 18 përqind të personave të cilët kanë të ardhura personale mbi 90.000 denarë. Sipas menaxherëve të kompanive në këtë sektor, fillimi i përdorimit të tatimit progresiv do të zvogëlojë produktivitetin, do të rritë papunësinë dhe ekonominë informale dhe do të rezultojë me derdhje të trurit nga vendi, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të njëjtën gjë e thonë edhe punonjësit.

Aleksandar Gallovski, i punësuar si inxhinier në “Netsetera” një nga kompanitë më të vjetra në sektorin e teknologjive informatike-komunikuese thotë se tatimi progresiv do të ketë ndikim plotësues në largimin e programuesve dhe dizajnuesve të softuerit të kualifikuar dhe të rinj në vende me kushte më të volitshme tatimore.

“Për shkak të mjedisit të pavolitshëm ekonomik, të rinjtë nga ky sektor edhe ashtu e braktisnin vendin, ndërsa ata që ende janë këtu kërkojnë mënyra si të braktisin vendin. Ndonëse marrin paga më të larta se punonjësit në shumicën e sektorëve, këta njerëz nuk janë në shtresën e pasur të qytetarëve, siç pohohet gjatë përfshirjes së kësaj reforme tatimore, por kanë para për një jetë sado-kudo normale” thotë Gallovski.

Ai shton se tatimi i ri do të nxisë edhe zhvillimin e ekonomisë informale.

-Të rinjtë që do të mbeten në vend, ndërsa punojnë në kompani, gjegjësisht në “tezga” nga jashtë, tani do të kërkojnë mënyrë për të aarkëtuar punën e tyre përmes shërbimeve për transfer të shpejtë të parave ose mekanizma tjerë. Kjo donë të thotë se shteti më tepër do të humbasë, se sa do të fitojë me instalimin e tatimit progresiv – thotë Gallovski.

Sipas tij reforma tatimore mund të ndoikojë që edhe kompanitë e huaja në këtë sektor që tani kanë përfaqësi të tyre në Maqedoni të trasferohen në vendet fqinje ku për këtë aktivitet afarist ofrohen edhe kushte ë veçanta të volitshme.

Qysh kur filloi paraljmërimi i tatimit progresiv, deri te Ministria e financave ragoi Oda ekonomike Amerikane në Maqedoni, Maqedonia 2025 dhe Oda ekonomike për teknologji informative dhe komunikuese MASIT, ku marin pjesë mbi 200 kompani.

Që nga lajmërimi i parë për futje të tatimimit progresiv, në Ministrinë e financave kanë reaguar Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni, Makedonija 2025 dhe Oda Ekonomike për Teknologji informatike dhe komunikime – MASIT, ku bëjnë pjesë mbi 200 kompani.

“Nëse penalizohen këto pjesë të popullatës që punojnë me shumë mund për avancim dhe të hyra më të larta, kurse shpërblehen vetëm ata që nuk punojnë, do të zvogëlohet produktiviteti. Në Republikën e Maqedonisë paguhet bruto-pagë dhe nuk ekziston mekanizëm që do t’i obligojë kompanitë ta zmadhojnë bruto-pagën që neto-paga të mbetet e njëjtë pas rritjes së kontributeve. Është shumë e mundur ngarkesa e zmadhuar tatimore të bie në kurriz të të punësuarve, në vend të punëdhënësve. Kjo do të shkaktojë largim të kuadrove të kualifikuara në vende me klimë më të volitshme afariste. Këto kuadro janë gjithashtu konsumatorët më të mëdhenj dhe me migrimin e tyre do të zvogëlohet rritja ekonomike”, sugjerojnë përfaqësuesit e tre asociacioneve.

Sipas tyre, masa do të shpie drejt destimulimit të zhvillimit të kuadrove me kualifikime të larta, duke pasur parasysh që më së shumti do t’i prek ata që kanë investuar në zhvillimin e tyre profesional dhe do të jep mesazhin se kualifikimi nuk vlen, me çka do të eliminohet stimuli për zhvillim të aftësive dhe kualifikimeve.

Në anën tjetër, përllogaritjet që i ka paraqitur Ministria e financave tregojnë se prej instalimit të të ashtuquajturit tatim i drejtë rreth 453.000 persona do të kenë reduktim të shkallës tatimore efektive, derisa vetëm 38.000 persona do të kenë rritje.

“Evidente është se për pjesën dërmuese të popullatës, shkalla e re tatimore efektive është më e ulët nga ajo momentale, derisa rritje më të konsiderueshme ka vetëm tek 1 përqindëshi me të ardhurat më të larta. Për 1 përqindëshin e popullatës me të ardhurat më të larta, rrita e shkallës efektive tatimore është 4 pikë procentuale, derisa për grupin nën atë, rritja është 0,6 pikë procentuale”, shpjegojnë nga Ministria.

Prapë se prapë, nëse merret parasysh që mes këtyre personave dominojnë persona të ri – programues, inxhinier dhe kuadro tjera të kualifikuara teknike, që në të ardhmen duhet të jenë motor i ekonomisë maqedonase, mbetet përshtypja se me largimin e tyre në vende me kushte më të volitshme tatimore, që edhe tani është duke ndodhur, vendi jonë në afat të gjatë mund të humb më shumë nga që mund të fitojë prej tatimeve të reja, prej të cilave sipas matematikës së Ministrisë së financave, buxheti do të plotësohet me vetëm 25 milion euro në nivel vjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button