Që t’i jepet fund kaosit administrativ në Maqedoni, do të realizohet analizë funksionale

Do të realizohet analizë funksionale horizontale në administratën publike që të vërehet se ku ka dyfishim, që më pas ajo të riorganizohet dhe të adaptohet, ka njoftuar sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, transmeton Portalb.mk.

Mançevski tha se gjysma e organeve shtetërore janë formuar pa kufij të qartë të veprimit, prandaj shpesh herë ka pasur ndeshje të kompetencave.

“Kjo nënkupton se më në fund në Maqedoni do të vendoset rend në kaosin që ekziston në sistemin administrativ”, tha Mançevski.

Sipas Mançevskit, tërë kjo behet të që evidentohen institucionet ekzistuese, pasi që kjo deri më sot nuk është bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button