Bekteshi – Galloway: Hyrja e Maqedonisë në NATO do të jetë impuls i fuqishëm për biznesin

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçël Gelouej (Rachel Galloway). Duke i dëshiruar punë të suksesshme në Maqedoni, ministri Bekteshi vuri theks në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e vazhdueshme tregtare dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe. Në fakt, nëse vitin e kaluar është realizuar rritje prej 9.1%, ku eksporti është rritur me 31.6% dhe importi me 7.3%, rritja është edhe më e rëndësishme në periudhën janar-gusht të këtij viti e cila arrin në 19.3% në pjesë e shkëmbimit tregtar dypalësh, ku eksporti u rrit me 71.9% dhe importi me 14.2%. Ministri Bektesi shprehu kënaqësi për aktivitetet investuese nga Britania e Madhe në Republikën e Maqedonisë, me shpresën se në periudhën e ardhshme  ato do të intensifikohen më shumë, transmeton Portalb.mk.

Nga ky takim u konkludua se hyrja e Maqedonisë në NATO do të jetë impuls i fuqishëm për biznesin, që shton pritjet për një bashkëpunim më të pasur dhe më të realtë, si dhe zgjeron ciklin e investimeve në të dyja anët.

Ministri Bekteshi me këtë rast ka informuar ambasadoren për progresin e arritur në sektorin energjetik , në bazë të ligjit dhe Strategjisë energjetike ,me ç’rast në rrjedhë e sipër janë përpunimi i akteve që dalin nga ligji, duke hapur rrugën për projekte të reja investuese në energjinë e rinovueshme, sidomos në pjesën me fotovoltaikët.

Një nga temat në takim ishte edhe shkëmbimi i përvojave mbi reformat në arsim, veçanërisht për nevojën e një lidhshmërie më të madhe të universitete, veçanërisht kolegjeve teknike me biznesin, si dhe përkrahjen për trajnimeve të drejtpërdrejta për studentët në kompani.

Bekteshi dhe Galloway hodhën pikëvështrimet e tyre edhe për periudhën e ardhshme të negociatave mes Maqedonisë dhe KE në kapituj të veçantë, sidomos ato ku bartëse është Ministria e Ekonomisë, gjatë së cilës u shpreh mbështetje e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për zbatimin me sukses të detyrimeve që dalin nga ana e Republikës së Maqedonisë e cila do të hapë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të shtetit dhe për mundësinë e shfrytëzimit të përvojave të ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button