Semaforët me buton do të ndihmonin uljen e ndotjes së ajrit

Nëse në vend të semaforëve automatikë, të kurdisur për periudhë të caktuar kohore, do të instaloheshin semaforë në të cilët këmbësorët do të mund të aktivizojnë dritën e gjelbër, sipas nevojës, çdo ditë do të kishte së paku 6,000 ndalesa të panevojshme më pak, pohojnë prof. d-r. Kirill Sotirovski dhe Bosko Cvetkovski nga Fakulteti i Pylltarisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas vlerësimeve, në Shkup se çdo ditë digjen pa nevojë të paktën 100 litra karburant dhe pa nevojë emetohen 250 kg dyoksid të karbonit për shkak të ndalesave të panevojshme të mjeteve shkaku i dritës së kuqe në semafor, për të kaluar këmbësorët.

Kjo është pjesë e referatit në konferencën shkencore “Ndotja e qyteteve në Republikën e Maqedonisë: cilat janë zgjidhjet”, që dje dhe sot po zhvillohet ASHAM.

Autorët në 20 kalime këmbësorë me semaforë automatik në Shkup kanë bërë vëzhgimin për ndalesat e panevojshme të automjeteve kur ka dritë të kuqe për të lejuar këmbësorët, ndonëse aty nuk ka pasur këmbësorë që kanë pritur. Këto semaforë me kohëmatës (tajmera) thjeshtë pa nevojë kanë ndaluar deri në 240 automjete dhe 11 autobusë ose kamionë brenda një ore, në çdo semafor.

Prandaj, autorët kanë nxjerrë përfundimin se nëse instalohen semaforë në të cilët dritën e kuqe për automjetet, ndërsa të gjelbër për ta, do t’i aktivizonin këmbësorët, në nivel dite do të kurseheshin rreth 100 litra karburant, gjegjësisht në ajrin e Shkup do të shkarkoheshin 250 kilogramë më pak dyoksid karboni më pak.

Kursimi i karburantit në nivel viti do të ishte 35.000 deri 50.000 litra me çka ndjeshëm do të reduktohej ndotja e ajrit, pohojnë autorët e studimit Boshko Cvetkovski dhe Kirill Sotirovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button