Kryeministri Zaev paralajmëroi intensifikimin e reformave në gjyqësor

Në seancën e gjashtë të Këshillit për Ndjekjen e Implementimit të Strategjisë për Reforma në Sektorin e Gjyqësorit të Qeverisë, që u mbajt mbrëmë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev si kryesues i Këshillit paralajmëroi intensifikimin e reformave në Sektorin Gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e prezantoi mendimin e marrë nga Komisioni i Venedikut për propozim-ligjet e reja për gjykatësit dhe Këshillin Gjyqësor.

Deskoska potencoi se bëhet fjalë për “grafik saktësie në drejtimet në pjesën e ndryshimeve me konkretizime të neneve të përcaktuar nga ligji” dhe megjithatë e ka theksuar si temë kryesore të vërejtjeve, në aspektin e shkarkimit të gjyqtarëve.

Megjithatë ministrja ka treguar se Komisioni i Venedikut bën dallim mes paaftësisë dhe pavetëdijes në punën e gjykatësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button