Edhe me buxhet të zmadhuar, ARM-së do t’i duhet së paku një dekadë të furnizohet me pajisjet e nevojshme

ARM-së  do t’i duhen të paktën katër vjet që, me buxhetet e paralajmëruara të cilat do të rriten, të blejë vetëm numrin minimal të nevojshëm të transportuesve të blinduar, ndërsa të paktën një dekadë për të blerë të gjitha pajisjet e nevojshme, tregojnë përllogaritjet që janë bërë në bazë të formacionit ekzistues të ARM-së dhe projektimet e Ministrisë së financave për strategjinë fiskale 2019-2021.

Qeveria, në seancën e mbajtur më 25 shtator, e pranoi informacionin që ka të bëjë me planifikim e furnizimit me pajisje dhe modernizimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë, në propozim-buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën 2019-2021, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Prioritet për furnizim me pajisje dhe modernizim kanë forcat e deklaruara për NATO/PpP (Partneritet për Paqe) për aktivitete të pranuara në kuadër të Procesit të NATO-s për planifikim dhe rishikim (PARP), duke e përfshirë edhe grupin e batalionit të këmbësorisë së lehtë, si njësia më e madhe e deklaruar luftarake me të cilën Republika e Maqedonisë kontribuon në forcat e përgjithshme të NATO-s” njofton qeveria.

Sipas këtij dokumenti Ministria e Mbrojtjes në buxhetin për vitin e ardhshëm, që po përgatitet, duhet të fillojë të planifikojë më shumë para për pajisje. 20 për qind të parave për mbrojtje duhet të ndahen për pajisje.

Sipas Strategjisë fiskale të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2019-2021, Ministria e financave parashikon që buxheti i mbrojtjes, i cili tani është 106 milionë euro, do të rritet me nga afër 200 milion denarë 3.2 milion euro në vit, gjatë tre viteve të ardhshme. ARM-ja, sipas këtyre projektimeve, në tri vitet e ardhshme do të ketë rreth 65 milionë euro për pajisje të reja nga buxheti i vet. Por mbrojtja për vitin 2024 duhet të marrë buxhet dyfish më të lartë, i cili duhet të jetë afër 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, me çka për pajisje do të ndahen nga rreth 40 milionë në vit.

Për të pajisur vetëm të grupin e Batalionit të këmbësorisë së lehtë, ARM-së do t’i nevojiten ndërmjet 34 dhe 40 automjete luftarake dhe autoblinda të këmbësorisë. Sipas çmimeve aktuale, një automjet i tillë kushton mes 2.5 dhe 3 milion euro, por vetëm si platformë, pa armatim dhe pajisje të plotë. Autoblindat vetëm për një batalion do të kushtojnë mes 80 dhe 120 milionë euro, ose edhe në variantin më të lirë ARM-së do t’i nevojiten të paktën katër vjet, që me buxhetin e vet të blejë vetëm transportuesit për një batalion.

Për të pajisur plotësisht Brigadën aktuale të këmbësorisë së mekanizuar të ARM-së, e cila ka katër batalione, do të nevojiten mes të 136 dhe 160 transportues të blinduar, që do të kushtojnë prej 340 deri në 480 milionë euro vetëm për automjetet-platforma pa armatim.

Përkrah transportuesve të blinduar ose automjete luftarake të këmbësorisë, sipas Pasqyrës strategjik të mbrojtjes, e miratuar në qershor, ARM-së i nevojiten edhe sisteme taktike të komunikimit, makineri e inxhinierisë dhe pajisje, pajisje për mbrojtje kibernetike, automjete transportuese ushtarake, instrumente për mbështetje indirekte me forcë zjarri, pajisje individuale dhe kolektive për mbrojtje atomike-biologjike-kimike dhe mbrojtje balistike, pajisje për vëzhgim, inteligjencë, monitorim dhe përcaktim të qëllimeve, pajisje për komunikim …

Sipas këtyre projektimeve, ARM-ja do të mund vetë të pajisë njësitë e deklaruara me buxhete për dhjetë vitet e ardhshme. Por jo edhe të gjithë formacionin e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button