Drejtoi i ri i ATO-s, Zoran Angellovski beson se nuk po përgjohet më në mënyrë ilegale

Drejtori i ri i Agjencisë Teknike Operative (ATO) , Zoran Angellovski beson se tani më nuk përgjohet në mënyrë ilegale në vend, transmeton Portalb.mk.

Ai para fillimit të takimit të parë me Komisionin për mbikëqyrje  të realizimit të masës së veçantë hetuese për ndjekjen e komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Polici Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes tha se pajisja është transferuar në ATO-n e re të formuar dhe se nga 1 nëntori do të fillohet me punë. Agjencia për një periudhë do të zhvendoset në Qendrën e Telekom. Angellovski premtoi transparencë në punë.

“ATO do të jetë transparente para komisioneve kompetente për ndjekjen e punës së saj. Mund të tregoj se për momentin pajisja është transferuar në ATO dhe nuk ka përgjime ilegale”, tha drejtori, Zoran Angellovski.

Përveç këtij Komisioni Kuvendor, komisioni i dytë kompetent për punën e ATO-së është komisioni civil, ndërsa komisioni i tretë për të dhëna të klasifikuara dhe i katërti për mbrojtjen e të dhënave personale.

LEXO: U formua Komisioni për bartjen e pajisjeve teknike edhe të dokumenteve nga MPB-DSK në ATO (për përgjime)
LEXO: Propozim-rebalanci buxhetor, janë paraparë mjete edhe për Agjencinë ATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button