Kushtet në shkolla: Ministria e hedh fajin te Inspektorati, ata sanksionojnë stërmbushjen me nxënës

Duke thënë se shkeljen ligjore me stërmbushjen e nxënësve nëpër shkolla e sanksionon Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është përgjigjur në pyetjen e Portalb-it në lidhje me rastin e shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko”. Në këtë shkollë, disa nga paralelet shqiptare janë të stërmbushura, madje edhe me 37 nxënës dhe gjithashtu, katër paralele të klasës së parë zhvillojnë mësimin në çerdhen në afërsi të objektit shkollor, për shkak të mungesës së hapësirës.

Laura Papraniku nga MASH pohon se shkilet ligji kur në një klasë ka më shumë se 34 nxënës.

“Lidhur me formimin e paraleleve, sikurse keni vërejtur edhe Juve, maksimumi i numrit të lejuar është 34 nxënës në një klasë. Pra, ligji e ndalon formimin e paraleleve me më tepër nxënës në klasë. Çështjen e shkeljeve ose jo të ligjeve të arsimit dhe rregulloreve e ka Inspektorati Shteteror i Arsimit dhe të njejtat i evidenton gjatë procesit të evaluimit të jashtëm të shkollave” u shpreh ajo për Portalb.mk.

Komuna e Butelit nuk ka dorëzuar kërkesë për zgjërim të shkollës

Edhe pse drejtori i shkollës fillore ‘Petar Zdravkovski Penko’, Enis Memeti tha se është bërë kërkesa për ndarjen e paraleles e cila ka mbi 34 nxënës, Papraniku tha se kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas saj, themeluesi i shkollës që në këtë rast është Komuna e Butelit, nuk ka bërë kërkesë për ndarjen e paraleles në fjalë.

“Me drejtorin e shkollës është biseduar sa i takon problemit të hapësirave, pra jemi të njoftuar për situatën dhe jemi në pritje të dorëzimit të kërkesës zyrtare që të fillojnë procedurat përkatëse. Deri më tani te Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga ana e themeluesit nuk është dërguar kërkesë për financim të paraleleve të reja. Me decentralizimin e arsimit, organizimi i punës së shkollave dhe planifikimi kadrovik janë kompetenca të komunave, respektivisht Qytetit të Shkupit. Për këtë shkollë, nga ana e themeluesit, deri te MASH nuk ka mbërritur as ndonjë kërkesë për zgjerimin e SHFK ”Petar Zdravkovski Penko”, në Komunën e Butelit”, tha për Portalb.mk, Papraniku.

Duke mos premtuar konkretisht, ajo tha se MASH “do të shqyrtojë me seriozitet çdo kërkesë për krijimin e hapësirave të nevojshme shkollore.”

Shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit

“MASH, do të shqyrtojë me seriozitet çdo kërkesë për krijimin e hapësirave të nevojshme shkollore dhe jemi të angazhuar që të shfrytëzojmë maksimalisht të gjitha mundësitë për investime kapitale me qëllim që t’ju përgjigjemi atyre kërkesave”, tha Papraniku.

Çerdhja në të cilën mësojnë katër paralelet e klasës së parë

Prindërit e nxënësve kërkojnë:

MASH të ndajë buxhet që të shtohet hapësira e objektit ekzistues për klasa të reja

Komuna e Butelit të bëjë kërkesën sa më parë në MASH për zgjerimin e objektit

Drejtoria e shkollës të kërkojë me këmbëngulje zgjidhjen e problemit të hapësirës

Ndryshe në këtë shkollë mësojnë 1654 nxënës, të ndarë në 65 paralele në tre gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe turqisht. Ka paralele që tejkalojnë numrin e përcaktuar me ligj. Sipas ligjit, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

LEXO më shumë për temën:

Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button