Mançevski: Regjistri i ri elektronik i popullatës dhe portali e-shërbime janë kah fundi

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski foli për Konferencën për e-tregti që sot u mbajt në Shkup, duke u referuar në rëndësinë e sigurimit të e-shërbimeve, si bazë për digjitalizim, transmeton Portalb.mk.

“Në rrjedhë janë aktivitetet përfundimtare për lansimin e portalit të ri nacional e-shërbime, si dhe regjistri nacional elektrik.  Portali do të sigurojë shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta dhe do të jetë pika e vetme në kontakt, shteti me qytetarët dhe biznesmenët. Ajo që është e rëndësishme të dihet është se sigurojmë mundësi ligjore për qasje të kompanive private te regjistri elektronik i popullatës. Në Maqedoni nuk do të ekzistojnë më baza të ndryshme të të dhënave, por një bazë e vetme për të gjithë qytetarët, që do të jetë baza e identitetit të tyre elektronik. Pres që portali dhe regjistri i ri të kenë ndikim të mirë te qytetarët”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button