Prokuroria ka përcaktuar tridhjetë ditë paraburgim për ish-kryetarin e Demir Kapisë dhe bashkëpunëtorët e tij

Duke vepruar sipas kallëzimit penal të ngritur nga Drejtoria e Policisë Financiare, prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, siç thuhet në njoftim për media,  ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave, shtetas të Maqedonisë. Të dyshuarit akuzohen për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim” sipas nenin 353, paragrafi 5, transmeton Portalb.mk.

“Domethënë, i dyshuari i parë në përbërje të organit ekzekutues të komunës, i ndihmuar nga i dyshuari i dytë dhe i tretë dhe i nxitur nga i dyshuari i katërt në periudhën prej vitit 2013 deri më 2017 e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe autorizimin. Me të dyshuarin e katërt ka bërë marrëveshje për shitje të objektit – shkollë të vjetër e rindërtuar dhe tokë në pronësi të Komunës së Demir Kapisë me shumë dhjetë herë më të ulët se çmimi i tregut. Gjatë shitjes nuk është marrë parasysh rindërtimi i investuar i objektit me mjetet e marrëveshjes për grant nga Instrumenti për Ndihmë paraqasëse, ndihmë nga BE për Republikën e Maqedonisë. Në këtë mënyrë i dyshuari i katërt ka marrë pasuri me kundërligjore nga buxheti i Komunës, Demir Kapi”, thuhet në njoftim për media.

“I dyshuari i parë gjatë vitit 2017, pa kompensim ia ka dhënë fondacionin, themelues i të cilit ka qenë Komuna e Demir Kapisë, të afërmit të tij dhe me këtë i ka mundësuar të afërmit fitim kundërligjor, në dëm të buxhetit të Komunës në shumë prej 4.208.922,00 denarë. Me veprimet e ndërmarra të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë në shumë prej  5.021.000,00  dhe buxhetin e Komunës së Demir kapisë në shumë prej 10.434.569,00,00 denarë”, thuhet në njoftim.

Me propozimin e prokurorit publik, gjykatësja e procedurës paraprake e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup,  tre të dyshuarve u ka përcaktuar masë paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për të dyshuarin e katërt është përcaktuar masë – arrest shtëpiak.

Policia ka ndaluar ish kryetarin e Demir Kapisë, Trajçe Dimitrov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button