Prokuroria Publike ka marrë përsipër rastin për ndërtimin e urës “Syri”

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas marrjes së lëndës nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, ka sjellë Urdhër për realizim të procedurës hetimore kundër tre personave për të cilat ekziston dyshimet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të Nenit 353, paragrafi 5 në lidhje me Nenin 22 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Të dyshuarit, në periudhën kohore 2009 – 2012, gjatë realizimit të procedurë për furnizime publike, kanë mundësuar që realizuesi i Projektit – ndërtimi i urës për këmbësorë “Syri” në lumin Vardar të Shkupit, të përfitojë në vlerë për 26.653.424 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button