Shkup, ka filluar festivali i gazetarisë hulumtuese

Gazetarë nga mediat dhe platformat me famë botërore që merren me gazetari hulumtuese mbrëmë në Kino Kultura në Shkup, e ndanë përvojën e tyre me publikun në temën “E vërteta, gënjeshtra dhe pëlqimet”/ “Truth, Lies and Likes”, njofton Portalb.mk.

E para që mbajti fjalim në këtë Festival ishte gazetarja e BuzzFeed News, Xhejn Litvinenko. Litvinenko është analiste dhe hulumtuese e përhapjes së lajmeve të rrejshme, ajo gjatë fjalimit të saj  ishte fokusuar në atë se si duhet publiku të mbrohet nga dezinformatat dhe si duhet të bëj verifikimin e tyre.

Drejtoresha e Festivalit Kristina Ozimec, tha se qëllimi i temës është që publiku të mësoj më shumë rreth asaj se si duhet të dallojë të vërtetën dhe gënjeshtrën dhe si duhet ta bëjë verifikimin e fakteve në internet.

“Fillojmë me fjalimin e Xhejn Litvinenko nga BuzzFeed News përmes së cilës publiku do të mund të mësoj më shumë se si të bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe gënjeshtre në internet. Do të bisedojmë për verifikimin e fakteve, për dhe për përhapjen e dezinformatave dhe mashtrimeve të përdoruesve në botën online. Më pas vazhdon film për Facebook, në Channel 4, i cili do të ofroj një dritare për sekretet e këtij rrjeti social”, tha Ozimec.

Përveç gazetares së BuzzFeed News, në këtë edicion mysafir do të jenë dhe gazetarë nga Google News LabLa RepubblicaWelt dhe Lupiga të cilët deri më 27 tetor në Kino Kultura në Shkup do ta ndajnë përvojën e tyre me publikun e  “Festivalit të Filmit Hulumtues”.

Pjesë e panelistëve është edhe Elida Zylbeari, kryeredaktore e Portalb.mk.

Festivalin e organizon Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Shkup.

Për më shumë informata dhe për të parë agjendën klikoni në www.pina.mk dhe www.iffs.mk , si dhe në faqet në Facebook dhe Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button