fbpx

Stoltenberg – Zaev: Në NATO janë të lumtur që Maqedonia ecën përpara

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoletenberg në bisedë telefonike i ka shprehur komplimente, mbështetje dhe urime për suksesin për realizimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës, kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, Stoltenberg gjithashtu ka përgëzuar vendimin e guximshëm, të madh dhe në interes të shtetit të deputetëve, duke i thënë Zaevit se në NATO janë të lumtur që Republika e Maqedonisë ecën përpara, dhe i shprehu urime për realizimin e suksesshëm të negociatave qasëse të anëtarësimit në NATO.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në bisedën telefonike ka shprehur bindjen, se procesi i ndryshimeve kushtetuese do të përfundojë në janar, pas së cilës Maqedonia do të mund ta marrë vendin e merituar në NATO.

Paralelisht me ndryshimet e kushtetuese, kryeministri Zaev ka informuar Stoltenbergin se janë duke u realizuar edhe reformat në sektorin e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button