Mijallkov mohon se ka ndikuar ndaj deputetëve që kanë votuar “për” ndryshimet kushtetuese

Nuk është koha për ndarje. Na duhet bashkim si asnjëherë më parë, kështu u shpreh ish-drejtori i DSK-së dhe ish-funksionari nga VMRO-DPMNE,  Sasho Mijallkov në intervistë për Press 24, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak pranisë së shpeshtë të emrit tim në disa media në 2-3 vitet e kaluara, ndjej obligim të jap koment në lidhje me të njëjtat. Domethënë, që nga dorëheqja ime nga të gjitha funksionet partiake nga viti i kaluar, nuk kam marr pjesë në asnjë formë të punës në partinë politike ku kam kaluar me vite. E hedh çdo spekulim për ndikimin tim ndaj kryetarit të partisë, organeve, deputetëve ose çfarëdolloj strukture në përbërje të saj. Në këtë drejtim, konsideroj se ky moment, në interes të sfidave serioze me të cilat përballet partia jonë, duhet bashkim si asnjëherë më parë. Ajo më pak që nevojitet në këtë periudhë është krijimi i ndarjeve që kanë për qëllim ta ulin VMRO-DPMNE-në. Nuk duhet të harrojmë se VMRO-DPMNE ka pasur organizatë perëndimore. Ky koncept properëndimor ishte një nga  prioritetet e partisë, me qëllim të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. I porosit të gjithë patriotët, anëtarët dhe përkrahsit e politikave të VMRO-DPMNE-së se nevojitet VMRO e bashkuar”, tha Mijallkov.

Mijallkov në qendër të grindjeve në VMRO-DPMNE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button