fbpx

Bruksel, nisi procesi i anëtarësimit në NATO: Hapin e fundit duhet ta bëjnë deputetët (FOTO+VIDEO)

Në selinë e NATO-s në Bruksel sot ka nisur procesi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Delegacioni shtetëror i Maqedonisë, i udhëhequr nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe koordinatori nacional, Stevo Pendarovski sot kanë realizuar takim me ndihmës sekretarin e NATO-s, Aleksandro Allvargonzalles, dhe me ekipin e NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Shekerinska ka vlerësuar se Maqedonia ka arritur suksese të dukshme në reformat dhe të cilat dihen si kritere që duhet të plotësohen nga shtetet anëtare të NATO-s.

“Tash është koha që hapin e fundit duhet ta bëjnë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, ta aprovojnë Marrëveshjen e Prespës, si rrugë e vetme deri te anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë në NATO”, tha Shekerinska.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, ambasadori Allvargonzalles ka theksuar se nisja e negociatave qasëse është rezultat i përgatitjes afatgjate dhe bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë në planin e aprovimit të standardeve dhe politikave të sigurisë ushtarake.

Koordinatori Pendarovski vlerësoi se në pajtueshmëri me Planin, menjëherë kanë nisur detyrimet që kanë dalë nga negociatat qasëse, nga ku vëmendja më e madhe u përqendrua në vazhdimin e programit të reformave, ku fokusi primar është mbrojtja dhe siguria, si dhe fushat siç janë sundimi i së drejtës, reformat gjyqësore, lufta kundër krimit të organizuar, reformat në administratën publike dhe reformat në shërbimit e zbulimit.

Sesioni i dytë i procesit do të zhvillohet nesër.

LEXO: Shekerinska prej selisë së NATO-s: Çfarë tjetër të dëshirojmë, përveç se sukses

Maqedonia në korrik zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, por anëtarësimi kushtëzohet me implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

Negociatat do të zhvillohen në tre sesione, sesioni i parë do t’i përfshijë çështjet politike dhe të mbrojtjes për plotësimin e kritereve, ndërsa sesioni i dytë lidhet me resurset, sigurinë, aspektet juridike si dhe kontributi i Maqedonisë në buxhetin e përbashkët në Aleancë. Në këtë fazë të negociatave  do të konfirmohet korniza kohore për kompletimin e tyre.

Procesi duhet të përfundojë deri në fund të dhjetorit të këtij viti, në janar të vitit 2019 është parashikuar që Maqedonia ta nënshkruajë Protokollin për qasje të drejtë për pjesëmarrje të të gjithë trupave dhe organeve të NATO-s, por pa mundësi për votim, ndërsa pranimi në anëtarësimin gjysmë të plotë do të ndodhë pasi vendet anëtare ta ratifikojnë këtë protokoll. Në rastin e Maqedonisë parashihet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë këtë protokoll pasi vendi t’i kryejë disa nga obligimet nga marrëveshja e Prespës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button