Qeveria do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos e aprovojë nismën e Elenko Millanovit

Në seancën e 95-të, Qeveria solli vendimin që Gjykatës Kushtetuese t’i propozojë të mos e aprovojë nismën të dorëzuar nga Elenko Millanov nga Shkupi, të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Nisma e Millanovit parasheh ngritje të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Nenit 196 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.19/2004) dhe  Neni 100 paragrafi 2 nga Ligji për Ndryshime dhe Plotësime të Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.114/2009).

Qeveria i propozoi Gjykatës Kushtetuese të mos e aprovojë iniciativën, me qëllim të pamundësohet përgjegjësia për kryerjen e veprave penale nga funksionarë të lartë, për të lartë nga Prokuroria Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button