Milloshoski pas marrjes në pyetje: PSP-ja ka dëshirë të ushtrojë trysni për ndryshimet kushtetuese

Marrjen në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për rastin “I fuqishmi”, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski e sheh me prapavijë politike, si rezultat i dështimit të referendumit të 30-shtatorit, dhe dëshiron të ushtrojë trysni për ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

“Rastet nuk do t’i komentoja, por do të them se të njëjtat janë të pabaza, edhe vetë “tajmingu” i ngritjes së procedurave, pas referendumit të dështuar, tregon se PSP-ja ka drejtësi selektive, dhe është institucion politik, që dëshiron të kryejë trysni ndaj një pjese të madhe të deputetëve të opozitës që të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese”, tha Milloshoski pas marrjes në pyetje në PSP.

Rasti “I fuqishmi”

Rasti “I fuqishmi” është hapur në mars të 2018-s, nga PSP-ja, dhe në të të dyshuar janë 13 persona, për shkak se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror, për 50 mijë euro. Përveç Milloshoskit, të dyshuar janë edhe babai i tij, ish kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, dhe kryetari i atëhershëm i Makedonski Brod.

LEXO: Rasti “I fuqishmi”, Tome Axhiev nuk sqaroi se pse ishte sot në PSP

Për rastin “I fuqishmi”, dje nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) është marrë në pyetje edhe ish kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev. Një pjesë e rastit “I fuqishmi”, ka të bëjë për lustrimin e porositur te kryetari i atëhershëm i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev për gjykatësin nga Kërçova, Dragan Bileski.

Komisioni e ka prishur vendimin në vitin 2010 të sjellë për gjykatësin Bileski, dhe ka sjellë vendim, ku i njëjti shpallet kodosh. Procedurën për shpalljen e Bileskit si kodosh e ka nisur deputeti Milloshoski, i cili në “bomba” dëgjohet se si flet me Axhievin, ku i thotë se do të gjejnë person të tretë të interesuar, i cili do të dorëzojë kërkesën. Pas kësaj, Axhiev dëgjohet teksa i premton Milloshoskit se do ta rregullojnë gjykatësin.

PSP ka hapur hetim kundër Milloshoskit për shitje jo-ligjore të një objekti në Makedonski Brod

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button