Ministri Dimitrov: Zgjedhjet parlamentare janë opsioni i fundit

“Zgjedhjet parlamentare janë opsioni i fundit”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në debatin “Bilateralja e Ballkanit: Implikimet rajonale të çështjeve bilaterale” që u mbajt sot në Shkup, derisa ka folur për procesin nëpër të cilin duhet të kalojë Maqedonia pas referendumit të 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Ministri Dimitrov ka theksuar se 37 përqindëshi në referendum është shumicë e qytetarëve që u përcaktuan “për” integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe Kuvendi duhet ta ndjekë atë vullnet.

“Kuvendi duhet të vendos se a do ta ndjek vullnetin e popullit. Ky është çelësi. Nëse duam përparim, duhet ta përdorim këtë çelës”, tha Dimitrov.

LEXO: Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese

Përndryshe, sot Qeveria e Maqedonisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë: “propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë” që parashihen me Marrëveshjen Maqedoni – Greqi.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u paralajmëruan nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas referendumit të 30-shtatorit, si mundësi e vetme e sigurimit të votës “për” të 80 deputetëve të nevojshme për miratim të ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen Maqedoni – Greqi.

Opozitarja VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do t’i përkrah këto ndryshime, dhe kjo pamundëson sigurimin e 80-deputetëve që do të votojnë “për”.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, Marrëveshja me Greqinë nuk do të hyjë në fuqi, dhe nuk do të mund të ratifikohet në parlamentin e Greqisë. Si rezultat i kësaj, Maqedonia do ta humb ftesën për anëtarësim në NATO, si dhe do të ndërpritet procesi i negociatave me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button