Shkupi i bllokuar për shkak të tre ngjarjeve, regjim i përkohshëm i komunkacionit

Për shkak të një gare rrugore, gare automobilistike dhe marsh qytetar në kuadër të një kampanje, gjatë dy ditëve të fundjavës në Shkup do të jenë të mbyllura disa rrugë të rëndësishme dhe do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit, informojnë nga MPB, përcjell Portalb.mk.

Gjatë kohës së garën ndërkomëbate për automobila “Shkupi 2018” nën organizim të AKK Primo AVJ- Shkup, sot dhe nesër në periudhën nga ora 7 deri në orën 17, do të jetë i mbyllur bulevardi Goce Dellçev, si dhe rrugët e arëfrta përrreth. Gara do të mbahet përgjat udhëkryqit tek Mavrovasja deri tek ish panairi i Shkupit, por edhe përgjatë rrugës Bellasica deri tek rrethrotullimi tek hoteli Kontinental. Regjim të veçantë do të ketë edhe në rrugët përreth.

Po ashtu nga Qyteti i Shkupit i informojnë qytetarët se të dielën më datë 07.10.2018 me rastin e “Shkupi vrapon  10K – 2018”, në periudhën prej 07.30 deri në 11.00 do të mbyllet për trafik një pjesë e  bulevardit “Ilinden”, nga kryqëzimi me rrrugën “Aminta III” (Shatërvani i Lotusit) dhe rruga “Ljubljanska”” (Shkup Citi Molll), ndërsa trafiku motorik do të rikahëzohet në rrugët përreth.

Automjetet e transportit publik të qytetit që shërbejnë linjën 8 do të rikahëzohen përgjatë bulevardit “Shën Klimenti i Ohrid” “dhe pastaj përgjatë bulevardit “Aradhat partizane”, ndërsa automjetet që shërbejnë linjën me nr. 15A, do të rikahëzohen përgjatë  bulevardit ” Aradhat partizane “.

Autobusët në linjat 15, 15A dhe 19, që shërbejnë terminalin e rrugës “Ljubljanska”, do të rikahëzohen në terminalin e rrugës “Manapo”. Autobusët nga linjat e autobusëve 15, 15A, 19, 7 dhe 59 që do të përdorin terminalin në rrugën “Manapo” do të vazhdojnë përgjatë rrugës “Kryengritja e Karposhit, rruga “Bledski dogovor “dhe pastaj vazhdojnë përgjatë bulevardit “Aradhat partizane”.

Nga ana tjetër, nën organizim të shoqatës “Borka”- për cdo ditë të re”, të dielën në periudhën prej orës 10 deri në orën 15 do të mahet marsh në kuadër të kampanjës për luftën kundër kancerit me moton “Përpara rozë 2018- ec përpara kundër kancerit të gjirit”. Për shkak të këtij manifestimi do të ketë regjim të përkohshëm komunikacioni në një jesë të Bulevardit Ilinden tek Kopshti Zoologjik dhe pjesa e vjetër e Parkut të Qytetit deri tek udhëkryqi tek Fontana, sqarojnë nga MPB.

U bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button