Kryetari që trafikoi cigare, nga burgu do të rikthehet në krye të Komunës Novo Sellë

Kryetari i Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili u dënua me 18 muaj burg për trafikim të cigareve, nuk do ta humb mandatin, pasi që dënimi i është zvogëluar në 6 muaj dhe me këtë rast nuk ka bazë ligjore që t’i merret mandati, sipas së cilës Stojçev pas mbajtjes së burgut do të kthehet në karrigen e kryetarit të komunës, njofton Portalb.mk.

LEXO: E kapin duke trafikuar cigare, arrestohet kryetari i Komunës Novo Sellë, MPB e publikoi videon e aksionit

Gjykata e Apelit në Shtip ia ka zvogëluar dënimin e shkallës së parë, ndërkaq Gjykata e Strumicës e ka konfirmuar. Sipas nenit 54 të ligjit për vetëqeverisje lokale, mandati i kryetarit të komunës ndalon nëse dënohet me burg mbi 6 muaj.

Stojçev duhet që të mbajë burg edhe më pak se 3 muaj, që nënkupton se deri në fund të vitit do të vazhdojë ta kryejë funksionin si kryetar. Të mos ishte zvogëluar dënimi, atëherë ai do ta humbte funksionin, ndërkaq në Novo Sellë do të duhej që të mbaheshin zgjedhje të reja lokale.

Përndryshe, Stojçev dhe anëtarët e familjes së afërt në këtë verë u kapën duke trafikuar 3.300 stekë cigare në mënyrë ilegale në malet e kufirit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button