E kapin duke trafikuar cigare, arrestohet kryetari i Komunës Novo Sellë, MPB e publikoi videon e aksionit

Në një aksion policor mbrëmë është arrestuar kryetari i Komunës Novo Sellë, Boro Stojçev, informoi SPB Strumicë, njofton Portalb.mk.

Sipas kumtesës, mbrëmë në afërsi të fshatit Badilen, nga ana e forcave policore, janë ndaluar automjete të ngarkuara me cigare.

“Në një automjet ka pasur 29 kuti me nga 50 steka dhe një kuti me 49 steka cigaresh, ndërsa është drejtuar nga ana e B.S. (54), me bashkudhëtar J.S. nga fshati Novo Konjare (Novo Konjarevo). Në një automjet tjetër i drejtuar nga G.S. (24) me bashkudhëtar S.V. (26) nga fshati Novo Konjare, janë ngarkuar 35 steka cigaresh dhe një kuti me 49 steka cigaresh dhe një stekë me nëntë paketa cigaresh. Gjatë marrjes së masave dhe akteve të nevojshme, është privuar nga liria personi M.T. (52) nga f.Samoilovë, i cili ka drejtuar motoçikletë “Hamachi” pa targa”, kumtojnë nga policia.

Është arrestuar edhe M.T. (52), i cili e ka drejtuar një motoçikletë, ndërkaq në tentim për t’u arratisur vetura e dytë, policia ka gjuajtur dy plumba paralajmërues, thuhet në kumtesë.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ana e SPB Strumicë në prani të prokurorit publik, të arrestuarit janë mbajtur në polici, ndërkaq pakot e cigareve janë marrë, informoi policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button