Iniciativa “Bojkotiram” në instagram postoi fotografi të qytetarëve që votuan në referendum (FOTO)

Iniciativa “Bojkotiram” në profilin e instagramit, gjatë ditës së djeshme, kanë postuar fotografi të qytetarëve të cilët kanë dalë të votojnë dhe si votojnë në vendet zgjedhore, edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk.

Në fotografi shihen qartë se cilët persona janë dhe nën fotografi kanë shkruar “njihe kushëririn”  me emër dhe mbiemër.

Publikimi i fotografive të votuesve është vepër që e shkel procesin e votimit dhe paraqet pengesë në shfrytëzimin e së drejtës së votës.

Nga komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale të bëra gjatë referendumit të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, para heshtjes zgjedhore njoftuan se veprimet e llojit të tillë gjatë procesit të votimit do të jenë lëndë të veprimit prioritar të Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button