Ora 11, këto janë incidentet e regjistruara nga policia gjatë votimit për referendumin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ka treguar se numri i incidenteve që janë shënuar në polici gjatë votimit për referendumin e sotëm, deri në ora 11 është katër, njofton Portalb.mk.

“Nga hapja e vendvotimeve deri më tani janë regjistruar 4 incidente. Në shkollën “Llazo Angellovski” në lagjen Lisiçe në Shkup, K.Zh. (22 vjeçar), nga Shkupi e ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke ofenduar qytetarët dhe më pas ka sulmuar dhe zyrtarët policor. Ai është arrestuar menjëherë dhe gjendet në stacionin policor në Aerodrom” tha ai.

Incidenti i dytë është paraqitur nga një mashkull 80 vjeçar nga Zubovca në Gostivar, i cili ka thënë se është ofenduar në lidhje me referendumin nga 64-vjeçarja S.M. Ajo është thirrur në stacion policor dhe incidenti është duke u zbardhur.

Më tej, policia ka hasur një rast në Strugë, në afërsi të vendvotimit në shkollën “Braqa Milladinovci”, ku persona kanë fotografuar votuesit nga ballkoni i ndërtesës së tij. Policia i ka marrë bë stacion këto persona dhe në koordinim me Prokurorinë Publike punohet në zbardhje të rastit.

Incidenti i fundit, sipas Angellovskit, ka ndodhur në shkollën fillore “Vanço Prkev” në Shtip.

“P.O nga Shtipi ka lajmëruar se kur ka sjellë ushqim për anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal, është fotografuar dhe ofenduar nga personi E.S. Ky i fundit është dërguar në stacion policor” tha zëdhënësi.

Ai bëri apel te qytetarët ta respektojnë të drejtën e privatësisë gjatë votimit dhe të respektojnë ligjet, përndryshe MPB do t’i sanksionojë ato.

Edhe ministri Spasovski sot bëri të njëjtën thirrje.
LEXO: Spasovski: Askush nuk ka të drejtë ta pengojë votimin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button