Vojvoda nga Kenti do ta vizitojë Maqedoninë për 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore

Vojvoda e Kentit, të hënën do ta vizitojë Maqedoninë me rastin e aktiviteteve të Mbretërisë së Bashkuar për shënimin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga ambasada britanike, Vojvoda nga Kenti me 1 tetor në afërsi të Rabrovës, do të informohet për betejat në Dojran dhe në Kosturin, me detaje për numrin e formacioneve britanike dhe irlandeze, duke përfshirë edhe divizionin e 10-të irlandez. Pastaj do të vendos lule në përmendore në nder të divizionit të 10-të irlandez.

Në Shkup, mbretëria e tij do të merr pjesë në ceremoninë e varrezave të ushtarëve britanikë. Në ngjarje do të jetë e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, përfaqësues të lartë të ushtarëve, si dhe ambasadorë të vendeve që kanë marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore.

Vojvoda e Kentit është kryetar i Komisionit për varreza të ushtarëve të Komunitetit të vitit 1970. Komisioni është organizatë, që bën përmendore të atyre që kanë shërbyer dhe kanë ndërruar jetë në të dy luftërat botërore dhe kujdeset për përmendoret në 23.000 lokacione në 154 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button