Maqedoni, 40 arsimtarë do t’i trajnojnë kolegët e tyre se si të vendosin arsimim gjithëpërfshirës

Një nga reformat për vendosjen e arsimimit gjithëpërfshirës, ose sistemi arsimor të bëhet sipas masës çdo fëmijë, do të jetë trajnimi i kuadrit arsimor si të punohet me fëmijë me pengesa në zhvillim dhe fëmijë me status të ulët financiar dhe ekonomik. Trajnimet do t’i kryejnë 40 arsimtarë nga 30 shkolla fillore të Maqedonisë që tashmë kanë të vendosur arsim gjithëpërfshirës. Këto arsimtarë janë zgjedhur si liderë në procesin e zbatimit të arsimit inkluziv, dhe të cilët i kanë kaluar trajnimet për trajnues nacional, transmeton Portalb.mk.

“Plani është që në grupe nga tre trajnues në çdo shkollë fillore të vendit të mbajnë trajnime të shkurtra, që të mund të shpërndahet procesi i arsimit gjithëpërfshirës,  ishte një nga përfundimet e debatit të djeshëm “drejt arsimimit gjithëpërfshirës – drejtime dhe reforma” që e organizoi Ministria e Arsimit dhe UNICEF dhe ku përveç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore kishte edhe përfaqësues nga Zyra e avokatit të popullit, institucionet akademike, përfaqësues të organizatave të personave me pengesa dhe prindër të fëmijëve me pengesa”, thonë nga Zyra e UNICEF-it në Maqedoni.

Përveç përhapjes së rrjetit të shkollave që ofrojnë arsimim gjithëpërfshirës, pjesëmarrësit e debatit e theksuan edhe nevojën që arsimimi gjithëpërfshirës të futet edhe në vetë studimet dhe procesin arsimor të arsimtarëve në të gjitha lëndët, si dhe të sigurohet zhvillim i vazhdueshëm të kuadrit arsimor.

“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme sepse arsimtarët, duke qenë në studime, do të pajisen me këto njohuri.  Gjithashtu është shumë e rëndësishme të sigurohet edhe material përkatës arsimor për arsimim gjithëpërfshirës. Për shembull, nëse në ndonjë shkollë është regjistruar ndonjë fëmijë me shikim të dëmtuar, të sigurohen libra dhe materiale arsimore sipas alfabetit të Brajtit, ose vetë shkollat të jenë më të qasshme për ata fëmijë që janë me hendikep fizik”, thonë nga Zyra e UNICEF-it.

Sipas zëvendës përfaqësuesit të UNICEF-it, Elspet Erikson, arsimimi kualitativ arrihet vetëm kur çdo fëmijë, duke përfshirë edhe fëmijët me pengesa, shkojnë në shkollë dhe marrin arsim kualitativ gjithëpërfshirës.

“Fëmijët me pengesa shpeshherë përballen me përjashtim gjatë jetës së tyre. Shumë prej tyre janë ‘të padukshme’ – nuk përfshihen në të dhënat zyrtare, e madhe është besueshmëria të mos shkojnë në shkollë dhe të ruhen në shtëpi, larg syve të opinionit. Kjo nuk është e drejtë”, tha Erikson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button