fbpx

U hap edicioni 39-të i Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” – Manastir

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mori pjesë në hapjen solemne të edicionit të 39-të të Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”, që zhvillohet në Manastir, përcjell Portalb.mk.

Festivali u hap me premierën botërore të filmit më të ri me metrazh të shkurtër “Dashnori” në regji të Igor Ivanov – Izi. Për nder të fituesit të Kamerës së Artë 300 për vepër jetësore, kinematografit Roxger Dikins, u shfaq filmi “Asgjësuesi 2049”.

Në skenën e Manastirit, ministri i Kulturës, Ademi, ia ndau Mirënjohjen e lartë laureates Klaudija Kardinale, fitueses së sivjetshme të “Kamerës së Artë speciale 300” për kontributin e posaçëm në artin botëror të filmit, dhe ka falënderuar të njëjtën për kontributin e madh të saj në kinematografinë botërore.

Filmi më i ri “Gënjeshtrat fisnike” i aktores Klaudija Kardinale, që është në produksion të Polo Rosi, më 23 shtator do të shfaqet jashtë konkurrencës zyrtare të Festivalit. Në programet e ndryshme filmike të edicionit të sivjetshëm të festivalit “Vëllezërit Manaki” do të shfaqen 95 tituj, filma nga produksionet e mëdha të përzgjedhur nga festivalet më të njohura ndërkombëtare botërore, por edhe produksione artistike cilësore që mund të gjenden në festivalet më të vogla të filmit në Evropë dhe botë. Festivali do të mbyllet me filmin “BlacKkKlansman” në regji të Spajk Li dhe me filmin e shkurtër “Skaut” të Aleks Cvetkov, regjisor me prejardhje maqedonase që jeton në SHBA.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close