Suksesi i integrimit në BE të Maqedonisë, sjell studime dhe hulumtime më të lira për të rinjtë

Me kalimin e referendumit të 30-shtatorit, Maqedonia do të hapë dritare të re në hapërimin e saj euroatlantik. Kjo do të mundësojë që të rinjtë të shohin nga një këndvështrim i ri, pasi që do t’u mundësojë mobilitet më i madh. Kështu u vlerësua sot në debatin “Vlerat evropiane për ardhmërinë e Maqedonisë” që u mbajt sot në Shkup, shkruan Portalb.mk.

Në ngjarje të pranishëm ishin eurodeputeti Knut Flekenshtejn, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe dekani i Fakulteti të Drejtësisë “Justeniani i Parë”, Goran Koevski.

Eurodeputeti Flekenshtejn bëri të ditur se qëllimi nuk është që t’i mësojë të rinjtë, por t’i shohë ata se çfarë mendojnë për vlerat evropiane, ku duke u referuar në referendumin e 30-shtatorit, tha: “Dua të ju tregoj se kjo është një dritare që hapet, dhe që duhet ta shfrytëzojmë”.

Eurodeputeti Knut Flekenshtejn dhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi

“Të shoh se si ata e shohin situatën. Sepse unë nuk jam këtu që t’i mësoj ata, por të shoh se çfarë mendojnë ata për këtë situatë. Ne gjithmonë i shohim gjërat nga një këndvështrim, por e rëndësishme është të shihet se si të rinjtë e BE-së, të rinjtë e shohin atë. Varet nga Maqedonia, nga maqedonasit se si do të vendosin dhe a do të vendosin dhe çfarë do të vendosin. Dua të ju tregoj se kjo është një dritare që hapet, dhe që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk bëhet fjalë për atë se cila qeveri është, por se varet nga qeveritë e të dyja shteteve, por më shumë varet nga qytetarët e të dyja shteteve”, tha Flekenshtejn.

Ndërkaq, ministri Ademi njoftoi se nga procesi euroatlantik i Maqedonisë arsimi do të përfitojë, pasi që do të ofrohen mundësi më të mëdha për investim në institucione të arsimit të lartë.

“Mobilitet më i madh i studentëve, mundësi më e madh i studentëve, mundësi më të lehta për të investuar në institucione të larta arsimore, regjistrim më i lehtë në universitete të cilat janë pjesë e BE-së. Vlera dhe standarde më të mëdha të njerëzve dhe gjeneratave të reja”, tha Ademi

Ndërkaq dekani i “Justeniani i Parë”, Koevski vlerësoi se me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, të rinjtë do të kenë proces arsimor, shkencor dhe hulumtues më të lirë.

“Bashkimi Evropian paraqet edhe bashkim i vlerave të rëndësishme për të drejtat e njeriut. Kjo nuk është formë, por është proces për të punuar në mënyrë demokratike, për bashkim të vlerave demokratike. Gjithashtu parashihet se lehtësim në sistemin edukativ, shkencor dhe në hulumtime, sepse procesi i hulumtimit do të jetë më i lirë seç ka qenë më herët. Kjo veçanërisht do të jetë lehtësi për të rinjtë”, tha Koevski

Duke folur për arsimin e Maqedonisë, ministri Ademi bëri të ditur se sistemi arsimor në Maqedoni ka vlera evropiane, jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht.

Debati “Vlerat evropiane për ardhmërinë e Maqedonisë” u organizua Fondacioni Fridrih Ebert, në kuadër të vizitës zyrtare të eurodeputetit Knut Flekenshtejn në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button