Han për Mickoskin: Ka ndjenja personale, të merret pjesë në referendum

Eurokomesari për politikë dhe zgjerim, Johanes Han ka komentuar qëndrimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke vlerësuar se: “Ka ndjenja personale, por me rëndësi është te merret pjesë”, transmeton Portalb.mk.

“Këtë ua thashë të gjithëve. E rëndësishme është që të motivohen të gjithë të marrin pjesë në referendum dhe ta realizojnë të drejtën demokratike. Ka ndjenja personale, por me rëndësi është te merret pjesë. Nëpërmjet kësaj, të tregohet se sa është i rëndësishëm vendimi. Dëshiroj që sa më shumë qytetarë të dalin në referendum, sepse kjo është porosi deri te BE-ja”, tha Han.

Ndërkaq dje, në takimin Mickoski – Han, nga VMRO-DPMNE-ja përsëritën qëndrimin se qytetarët duhet të vendosin vetë në referendum dhe se janë kundër marrëveshjes me Greqinë.

“Mickoski ka potencuar se marrëveshja me Greqinë është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë dhe për këtë e njëjta është e papranueshëm për VMRO-DPMNE-në, respektivisht jashtë parimeve të partisë. Ai ka përsëritur qëndrimin e partive në raport me referendumin, se qytetarët janë mjaftueshëm të pjekur dhe të dinjitetshëm që vetë të sjellin vendim se si do të veprojnë më 30 shtator”, thanë dje nga VMRO-DPMNE-ja.

Han: Më pengon shkurtesa IRJM, shpresoj se do t’ju drejtohem me emrin Republika e Maqedonisë Veriore

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button