Pas Pamela Andersonit, princi i rrejshëm Çernetiq e ka dekoruar edhe kryeministrin Zaev (FOTO)

Stefan Çernetiq, njeriu i njohur si princi i rrejshëm i Malit të Zi dhe Maqedonisë, në profilin e tij të Facebook-ut, ka publikuar fotografi me kryeministri Zoran Zaev. Ashtu siç ka publikuar Çernetiq, ai më 15 shtator, gjegjësisht të shtunën, ka pasur takim me kryeministrin në ndërtesën e Qeverisë dhe ashtu siç mund të shihet në foto ai i ka vendosur kryeministrit një dekoratë, njofton Portalb.mk.

Çernetiq ka postuar edhe fotografi prej përpara Qeverisë dhe ka shkruar: U pranuam me mirësjellje këtë javë në Shkup që të diskutojmë për projekte diplomatike në Pallatin e Qeverisë. Maqedonia rritet aq shpejtë dhe është mundësi e shkëlqyeshme për investitorët, turizëm dhe biznes”, ka shkruar Çernetiq.

Princi i rrejshëm ka publikuar edhe link nga sajti golfpeople.eu, në të cilin është publikuar lajm me fotografi nga familja e tij me kryeministrin e Maqedonisë.

Ashtu siç mund të shihet në profilin e tij, Çernetiq, bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin, është për vizitë në Maqedonisë.

LEXO: Princi i rrejshëm i Maqedonisë dhe Malit të Zi ka mashtruar dhe  Pamela Andersonin dhe Novak Gjokoviqin (FOTO-GALERI)

Çernetiq gjashtë muaj plot 6 vjet e ka gënjyer opinionin me sukses se është princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërkaq në fakt është gazetar dhe kritik gastronomik.

Ai ka thënë se vjen nga lozha Çernetiq dhe se përskaj Malit të Zi dhe Maqedonisë punon edhe në Serbi, Shqipëri, Vojvodinë, por edhe në Konstantinopol, Romani dhe në Greqi.

Në Facebook ka vendosur fotografi nga letrat prej Donald Trump, por edhe orë që ka thënë se ia ka dhënë dhuratë Vlladimir Putin. Gjithashtu, ai ka thënë se është pronar i një numër të madh të pronave të patundshme ku familje e tij ka sunduar.

Në grackën e Çernetiq kanë rënë, shumë diplomatë, persona të njohur dhe biznesmenë nga e tërë bota. Në mesin e tyre janë edhe aktorja Pamela Anderson, të cilës ia ka “ndarë” çmimin artificial “konteshë”, por dhe ylli i tenisit, Novak Gjokoviq, njofton Portalb.mk.

Në vitin 2015, Pamela Anderson është gjunjëzuar përpara Çernetiqit, i cili ka mbajtur në duar shpatë, dhe i është drejtuar me “lartmadhëria juaj”, derisa monarku i vetëshpallur i ka “ndarë” titullin “konteshë”. Pasi që është “shpallur” konteshë, në vitin 2015, Pamela Anderson e ka ndarë gëzimin e saj në Instagram, duke thënë “Santa Margerita, Italia, Konteshë”.

princ-makedonija

Pamela Anderson

Princi i rrejshëm u zbulua kur bëri llogari të madhe në një nga restorantet më elitare në Fusina dhe kur menaxheri i restorantit faturën ia ka dërguar Ambasadës së Maqedonisë në Itali.

Në korrik të vitit të kaluar policia italiane kumtoi se e ka arrestuar, Stefan Çernetiq, i cili është vetëshpallur për princ të Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe një person i cili është paraqitur si ambasador i Maqedonisë në Itali. Të dy janë arrestuar gjersa kanë udhëtuar në Itali me veturë “Mercedes” me flamuj të Malit të Zi dhe emblemat e korit diplomatik, kanë ofruar bashkëpunime ekonomike, kulturore, ndërfetare etj., mes Malit të Zi dhe Italisë.

Sipas mediave italiane dhe të malit të zi, arsyeja kryesore për padi kundër Çernetiqit ka qenë llogaria në një vilë luksoze në Apulia që e ka dorëzuar në Ambasadën e Maqedonisë. I dyshuari tjetër S.S. është shtetas italian i cili ka udhëtuar me të dhe është paraqitur si ambasador i Maqedonisë në Itali. Ai më parë ka qenë i akuzuar për paraqitje të rrejshme. Në vitin 2016 dy persona, si princ dhe ambasador, i kanë kaluar 7 ditë në një vilë në Apulia, pa paguar asgjë.

Arrestohet në Itali princi i rrejshëm nga Mali i Zi dhe Maqedonia (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button