Princi i rrejshëm i Maqedonisë dhe Malit të Zi ka mashtruar dhe  Pamela Andersonin dhe Novak Gjokoviqin (FOTO-GALERI)

Stefan Çernetiq, i cili gjatë kohë ka bërë jetë luksoze duke u paraqitur si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, është takuar me diplomatë, persona të njohur dhe biznesmenë nga e tërë bota. Në mesin e tyre janë edhe aktorja Pamela Anderson, të cilës ia ka “ndarë” çmimin artificial “konteshë”, por dhe ylli i tenisit, Novak Gjokoviq, njofton Portalb.mk.

Princi i rrejshëm u zbulua kur bëri llogari të madhe në një nga restorantet më elitare në Fusina dhe kur menaxheri i restorantit faturën ia ka dërguar Ambasadës së Maqedonisë në Itali.

Ka ardhur përgjigjja “Mos na i dërgoni llogarinë, princ nuk kemi, a sigurisht nuk do ta ndajmë me Malin e ZI”.

Çernetiq ka thënë se është pjesë e “Monarkisë së Malit të ZI dhe Maqedonisë” dhe kështu është takuar me diplomatë, persona të njohur dhe biznesmenë, në mbarë botën. Me titullin e rrejshëm, ai ka  arritur që të takohet  me shumë përfaqësues të dinastive mbretërore nëpër botë, ka qëndruar me një tavolinë me princeshën Irena nga Greqia dhe Danimarka në Athinë, ndërkaq ka qenë edhe në garën e Formula 1 në Monako, në shoqërim të një sheikut dhe super moedele, transmeton Portalb.mk.

lazen-princ2

Policia ka filluar hetim për mashtrim duke e paralajmëruar Çernetiqin se mund të përballet me dënim me burg, pasi që një detektiv ka gjetur disa pasaporta, medaljone dhe pasaporta diplomatike.

“Kemi parë mjaft gjëra, por kështu gjëje s’kemi parë”, ka thënë njëri nga policët britanik.

lazen-princ

Çernetiq ka vendosur dhjetëra fotografi në ueb-faqe, në të cilën shihen persona të njohur, nga Gjokoviqi e deri te kryepeshkopi i Monakos. Ueb-faqja është e mbushur me simbole mbretërore, portrete historike dhe tjera shenja monarkike.

princ-sajt-768x729

princ-vo-vatikan-768x1428

Ai ka thënë se jeton mes Beogradit dhe Bregut Azur bashkë me familjen e tij dhe se është i lidhur me familjet më të larta evropiane dhe aristokracinë.

LEXO: Arrestohet në Itali princi i rrejshëm nga Mali i Zi dhe Maqedonia (FOTO)

U tregua se në fakt është italian i lindur në kufirin slloven, i cili tani jeton në Torino.

Policia ka ngritur procedurë për mashtrim, pasi që pronari i njëri nga hotelet është ankuar se Çernetiq ka qëndruar atje plot një javë pa paguar dhe u ka dhënë pronarëve që ta dërgojnë llogarinë në Ambasadën e Maqedonisë në Romë. Por, funksionarët e konsullit nuk anë pasur lidhje se kush është ai.

Kryetari i Monopolit, Emilio Romani, i cili verën e kaluar ka qenë mysafir i Çernetiqit thotë “Ngushëllohem me faktin se nuk jam i vetëm, pasi që personi është takuar me kryetarë nëpër mbarë Evropën, por edhe me persona të shou-biznesit”.

lazen-princ43

Në vitin 2015, Pamela Anderson është gjunjëzuar përpara Çernetiqit, i cili ka mbajtur në duar shpatë, dhe i është drejtuar me “lartmadhëria juaj”, derisa monarku i vetëshpallur i ka “ndarë” titullin “konteshë”. Pasi që është “shpallur” konteshë, në vitin 2015, Pamela Anderson e ka ndarë gëzimin e saj në Instagram, duke thënë “Santa Margerita, Italia, Konteshë”.

lazen-princ4princ-makedonija

Pamela Anderson

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button