Stoltenberg Xhaferit: NATO nuk detyron asnjë shtet të bëhet anëtare e saj (FOTO)

Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

Stolltenberg e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe vlerësoi se NATO nuk detyron asnjë shtet të bëhet anëtare e saj, dhe se respekton vendimin sovran të qytetarëve në referendum.

“Për finalizimin e procesit, nevojitet ratifikim në parlamentet e 29 vendeve anëtare të Aleancës, i cili do të realizohet pasi të përfundojnë të gjitha obligimet lidhur me implementimin e Marrëveshjes, përkatësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Aleanca nuk detyron asnjë shtet të bëhet anëtare e saj, dhe se respekton vendimin sovran të qytetarëve në referendum, qoftë pozitiv ose negativ. Bëje me dije se hyrja në Aleancë gjithmonë sjell përfitime të mëdha për qytetarët, jo vetëm në aspekt të sigurisë, por edhe përfitime ekonomike, rritje të investimeve të huaja dhe stabilitet shoqëror afatgjatë”, tha Stoltenberg.

Xhaferi – Stoltenberg

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim të madh ndaj sekretarit të përgjithshëm Stolltenberg për angazhimin dhe mbështetjen e tij personale ndaj Republikës së Maqedonisë në marrjen e ftesës për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në Samitin e Brukselit.

“Shpresoj se do të ketë sukses referendumi dhe se qytetarët do ta vërtetojnë përcaktimin e tyre për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, sepse referendumi duhet shikuar si udhërrëfyes i së ardhmes, e jo i së kaluarës. Në kontekst të përpjekjeve të përgjithshme të Republikës së Maqedonisë për ta arritur qëllimin – anëtare e plotfuqishme e NATO-s, kontribut të madh ka edhe dimensioni parlamentar, për të cilin dëshmon mbajtja e Seminarit të suksesshëm Ros-Rot në Shkup, para Samitit të NATO-s”, tha Xhaferi.

Në takimin ishin të pranishëm koordinatorët e Grupeve parlamentare në Kuvendin, Sonja Mirakovska, Dragan Danev, Ejup Alimi dhe Afrim Gashi, si dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Hari Llokvenec.

Deputetë gjatë takimit Xhaferi – Stoltenberg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button