Për shkak të motit të keq, kryeministri Zaev anulon vizitën në Durrës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për shkak të motit të keq, nuk ka shkuar në Durrës për të marrë pjesë në takimin joformal që organizohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë që për shkak të kushteve të motit, delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot nuk ka udhëtuar për në Durrës, Shqipëri, ku duhej të merrte pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrim rajonal ekonomik. Më shumë informacione do të kumtojmë gjatë ditës në vijim”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.

Në takim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Bankës Evropiane për Rindërrtim dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti.

Në kumtesën nga Kabineti i Ramës, thuhet se temë e takimit ka qenë vizioni i përbashkët për strategjinë për integrim në Bashkimin Evropian, përforcim i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja për roamingun dhe fillimin e bisedimeve për pranim reciprok të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button